Lexoni edhe:
Kompromis politik po, sipas De Golit euro-perëndimor, jo sipas Honekerit gjermano-sovjetik
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Këto ditë, po qarkullojnë informacione të besueshme dhe vlerësime nga segmentet zyrtare të sigurisë , se Serbia ka dislokua forca dhe mekanizma të shtuara të armatimit të rëndë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi , me mundësinë e shkaktimit të provokimit, të ngjashëm të ndonjë incidenti të "Banjskës" së ndodhur më herët në Kosovë, por të përmasa më të organizuara dhe të pasojave në shtrirje më të gjerë, duke i inskenuar incidente e vrasje të popullsisë civile të serbëve në veri përgjatë zgjedhjeve serbe të 17 dhjetorit,dhe duke i fajësuar autoritetet zyrtare të Kosovës që në pamje të jashtme të kuptohej si nevojë e intervenimit të ushtrisë serbe , për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë ,skenari serb i ngjashëm, me planin rusë, kur sulmoi Ukrainën.
-Stoltenberg, vizitë Ballkanit perëndimor, për menaxhim apo parandalimin e konfliktit... Bota ruso-serbe sipas të gjitha zhvillimeve e ka të definuar të provokoj pas dështimit aktit terrorist në Banjë të Kosovës ne një luftë tjetër në gadishullin e Ballkanit perëndimor dhe me mundësin e zgjerimit edhe në kontinentin evropian dhe më gjerë. Përveç diplomacisë , aleanca perëndimore ,do të duhej që kërcënimet ruso-serbe të lidhur nga pakti euro-aziatik në përbërje me; Kinën,Indin, Iranin e vende tjera të botës islame ,dhe të konceptuar në strategjinë e tyre ushtarake, përveç hapjes së konfliktit në lindje të mesme,kjo aleancë,ruso- aziatike dhe me Serbinë ortodokse ballkanike, po synojnë ,se përmes ndezjes së një konflikti edhe rajonin e Ballkanit do e dobësojnë NATO-n, nga e cila nuk do të mund të përmbush misionin e vetë të sigurisë globale,dhe brenda aleancës dhe shteteve partnere dhe bashkëpunuese,besojnë ata,se do të zvogëlojnë fuqinë perëndimore të reagimit në sigurinë e përbashkët.
Këto ditë, po qarkullojnë informacione të besueshme dhe vlerësime nga segmentet zyrtare të sigurisë , se Serbia ka dislokua forca dhe mekanizma të shtuara të armatimit të rëndë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi , me mundësinë e shkaktimit të provokimit, të ngjashëm të ndonjë incidenti të "Banjskës" së ndodhur më herët në Kosovë, por të përmasa më të organizuara dhe të pasojave në shtrirje më të gjerë, duke i inskenuar incidente e vrasje të popullsisë civile të serbëve në veri përgjatë zgjedhjeve serbe të 17 dhjetorit,dhe duke i fajësuar autoritetet zyrtare të Kosovës që në pamje të jashtme të kuptohej si nevojë e intervenimit të ushtrisë serbe , për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë ,skenari serb i ngjashëm, me planin rusë, kur sulmoi Ukrainën.
NATO dhe BE-ja, nuk do të duhej të vetëkënaqen me deklaratat e tyre për thirrjen në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Evropën jug-lindore ,ngase, mobilizimi i ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën duhet të kërkohej menjëherë të tërhiqet ,dhe të rivendoset distanca e largimit të forcave ushtarake/policore e të sigurisë serbe nga kufiri me Kosovën në distancë prej- 70-km siç parashihet me marrëveshjen e Kumanovës, e nënshkruar në mes KFOR-it dhe Ushtrisë serbe në distancë ajrore ndalimi i çfarëdo fluturimi ajror qoftë ushtarak apo civil .
Në anën tjetër, KFOR-i, dhe segmentet e sigurisë në Kosovë, në përbërje të;Policisë së Kosovës,EULEX-it, FSK-së ,në bashkërendim e organizim të veprimeve të tyre ,dhe përmes ngritjes së gatishmërisë së lartë të sigurisë ,e në çfarëdo situate e rrethane që do të mund të krijohej ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe që mund t'u rrezikohet liria dhe siguria e tyre, nga agresioni i mundshëm i shtetit serb dhe i mbështetur nga Federata Ruse e Putinit, të reagojnë me kohë duke i parandaluar pasojat e mundshme në jetërat dhe pronat e qytetarëve, si dhe funksionimin kushtetues të shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".