Opozita të ndërprej bllokimin e punës së Qeverisë përmes Gjykatës Kushtetuese

Opozita të ndërprej bllokimin e punës së Qeverisë përmes Gjykatës Kushtetuese
Opozita të ndërprej bllokimin e punës së Qeverisë përmes Gjykatës Kushtetuese

Hajrullah Ternava

  • 28 November 2023 - 16:49

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Është për tu habitur pse po kundërshton opozita, kur dihet se edhe shtetet ma të zhvilluara të botës e kanë Ligjin për Fondin Sovran, dhe nga 200 shtete të botës 170 shtete kanë fonde sovrane? Shtrohet pyetja nëse aq shumë shtete e kanë këtë fond sovran, pse Kosova mos ta ketë këtë fond, kur shihet qartë sa janë të domosdoshme dhe të arsyeshme avantazhet që vijnë përmes këtij fondi. Nëse vërtetë Kosova donë me ecë në hap me kohen, sa më parë i duhet me e formua edhe këtë fond, kurse opozita duhet të heq dorë nga loja destruktive kundër shtetit, vetëm duke llogaritur në përfitimet eventuale të uzurpimit të pushtetit. -Kjo Qeveri në këto tri vite sa është në pushtet e që i ka votat e shumicës në parlament, megjithatë po hasë në shumë pengesa të ndryshme nga opozitarët, duke e kundërshtuar dhe duke e penguar këtë Qeveri, aty ku i duhen vota me shumicë absolute, pra dy të tretat, për tu miratuar ligjet dhe vendimet e rëndësishme për shtetin. Jo vetëm kaq. Për ta penguar dhe sabotuar punën Qeverisë Kurti, opozita po i dërgon pa asnjë arsye të gjitha ligjet me rëndësi në Gjykatën Kushtetuese, duke i kundërshtuar ato dhe zvarritur pastaj edhe zbatimin e tyre në praktikë, kurse falë ndikimit të opozitës në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, po ndodhin edhe vendime të saj natyre që të kthehen ligjet për rishqyrtim me konstatimin se janë në kundërshtim me Kushtetutën!

 

Të gjitha këto kundërshtime që i bëhen e kanë qëllimin se si të pengohet, pamundësohet funksionimi i institucioneve të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme sepse opozita s’po ka mundësi që në bazë të votave t’ia arrij qëllimit të rrëzimit të Qeverisë me mocion dhe të shkuarjes në zgjedhje të reja. Një gjë është e sigurt në këtë lojë kundër interesit të shtetit, se edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, sondazhet qartë na tregojnë se LVV do të ngadhënjejë dukshëm edhe në zgjedhjet e radhës, dhe tani si shkak për të shkuar në zgjedhje të reja është kundërshtimi dhe dërgimi i Ligjit për Fondin Sovran nga opozita, me kërcënimin e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese. Nuk do mend se kjo  është edhe një goditje tjetër e rëndë politike kundër projekteve më serioze qeveritare për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, stabilizim dhe reformim të thellë, më qëllim të krijimit të bazës për investime të qëndrueshme nga ana e shtetit. Fondi Sovran do të duhej të shërben si menaxhues i aseteve publike. Ligji rregullon mënyrën e qeverisjes së Fondit dhe vendos parimet, rregullat dhe mënyrën e financimit. Fondi Sovran do të kryejë një sërë funksionesh tjera dhe është paraparë të themelohet si shoqëri aksionare. Fondi ka edhe krahun investues me qëllim akumulimin afatgjatë të kapitalit të cilin mund ta investojë jashtë dhe brenda vendit. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në seancën e 13 korrikut në lexim të parë këtë projektligj, pa votat e opozitës, kurse leximi i dytë dhe votimi final pritet të ndodhë në seancën e kësaj jave. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik që është bërë ndonjëherë në Kosovë. Ai ka thënë se ky Fond do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. “Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare”- ka thënë Kurti me rastin e miratimit të ligjit. Kryeministri pati deklaruar se ky është një model që e përdorin shtetet më të zhvilluara të botës, prandaj është përcaktuar për një formë të tillë edhe Qeveria e Kosovës. “170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”- ka deklaruar Kurti. Fondi Sovran, është paparë ta zëvendësojë edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke marrë nën menaxhim ndërmarrjet publike në vend, të cilat aktualisht menaxhohen nga AKP. Mirëpo partitë politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK edhe këtë Projekt serioz të qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar ta dërgojnë në ne Gjykatë Kushtetuese. Është për tu habitur pse po kundërshton opozita, kur dihet se edhe shtetet ma të zhvilluara të botës e kanë Ligjin për Fondin Sovran, dhe nga 200 shtete të botës 170 shtete kanë fonde sovrane? Shtrohet pyetja nëse aq shumë shtete e kanë këtë fond sovran, pse Kosova mos ta ketë këtë fond, kur shihet qartë sa janë të domosdoshme dhe të arsyeshme avantazhet që vijnë përmes këtij fondi. Nëse vërtetë Kosova donë me ecë në hap me kohen, sa më parë i duhet me e formue edhe këtë fond, kurse opozita duhet të heq dorë nga loja destruktive kundër shtetit, vetëm duke llogaritur në përfitimet eventuale të uzurpimit të pushtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".