Qeveria ta publikon Draft-Statutin e asociacionit, mbajtja në sekret nuk është në interes të shtetit

Qeveria ta publikon Draft-Statutin e asociacionit, mbajtja në sekret nuk është në interes të shtetit
Qeveria ta publikon Draft-Statutin e asociacionit, mbajtja në sekret nuk është në interes të shtetit

Gani Qarri

  • 28 November 2023 - 16:46

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Tanimë kemi hyrë edhe në muajin e dytë, qysh kur me 21 tetor, propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit, nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u është prezantuar kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por ky dokument, nga të gjitha palët vijon të mbahet sekret, për opinionin publik, madje edhe nga udhëheqësit e partive opozitare politike të cilave ua ka prezantuar vet Mirosllav Lajçak dokumentin, në takimin e fundit që kishte me ta në Prishtinë.

 

Për ditë e më tepë po bëhet shqetësues mbajtja sekret e Draft-Statutit për asociacionin, që u është dorëzuar si propozim e dokument i gatshëm nga SHBA dhe BE, Kosovës dhe Serbisë për shqyrtim, komentim dhe interpretim, me kërkesën që të analizohet në kushte interne të mirëbesimit dhe pa e ndarë me opinionin publik. Edhe pse të gjithë udhëheqësit e partive politike, kanë pasur takime për informim me delegacionin e Bashkimit evropian dhe të SHBA-ve, deri më tani, askush nuk ka marrë guximin që ta thotë të vërtetën nëse është pro apo kundër këtij dokumenti, që të jetë bazë për të ecur përpara në finalizim. Madje edhe bërja publike e një drafti të këtij dokumenti, megjithëse nuk është kontestuar por as nuk është konfirmuar nga BE- ka ngjallur debate e zhurmë të madhe në skenën publike dhe mes partive aktuale politike. Ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se duke pasur parasysh faktin që dokumenti është propozim i hartuar nga të tjerët, thuajse plotësisht në harmoni me kushtetutën, publikimi do të duhej të bëhej nga Bashkimi Evropian si sponsorizues dhe hartues i tij. Kjo është arsyeja pse unë nuk i bëj dot publike as vërejtjet dhe kritikat e mia, pasi që ka aktorë të ndryshëm të cilët mezi presin, që unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave, gjë që do ta dëmtonte edhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës. E nëse ndërmjetësit e BE-së, e publikojnë draft-statutin, do të hapet rruga për ti publikuar edhe ne, vërejtjet dhe kritikat tona”, ka deklaruar Kryeministri Kurti. Përndryshe propozim-dokumenti në fjalë, në Kosovë do të mund të zbatohet vetëm nëse e merr vizën nga Gjykata Kushtetuese e Republikës sonë dhe bëhet nënshkrimi në pako, i gjithë marrëveshjes, nga ana e Serbisë. Tanimë kemi hyrë edhe në muajin e dytë, qysh kur me 21 tetor, propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit, nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u është prezantuar kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por ky dokument, nga të gjitha palët vijon të mbahet sekret, për opinionin publik, madje edhe nga udhëheqësit e partive opozitare politike të cilave ua ka prezantuar vet Mirosllav Lajçak dokumentin, në takimin e fundit që kishte me ta në Prishtinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".