Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, vetëm pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, vetëm pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit
Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, vetëm pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Hajrullah Ternava

  • 30 November 2023 - 16:43

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kjo kohë e tanishme kur në Serbi me 17 dhjetor mbahen zgjedhjet, e ka çrregulluar situatën pak sa, prandaj njëherë duhet të përfundojnë këto zgjedhje, por megjithatë gjithnjë ndërkombëtarët duhet ta përcjellin situatën dhe të jenë në kontakt të pandërprerë me përfaqësuesit e Serbisë, dhe të vazhdoj insistimi i tyre pandërprerë për pajtimin e mundshëm të këtyre dy shteteve. Tani ndërkombëtarët duhet të jenë më decidiv dhe të qartë që ti tregohet Serbisë se nëse nuk i përmbahet premtimit të dhënë në Ohër, dihet çfarë mundë ta pretë Serbinë.

 

Situata në Serbi e tendosur dhe e acaruar skajshmërisht kundër Kosovës, tani e ka kohën që kjo situatë ta ketë zhvillimin e sajë drejtë zgjedhjes së përhershme e që edhe faktori ndërkombëtar po e ndërmjetëson këtë. Një pajtim i mundshëm duhet të ndodhë mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë. Një pëlqim përmes ndërmjetësimit ndodhi muaj më parë në Ohër, kur u dakorduan-pëlqyen përfaqësuesit e të dy shteteve, dhe faktori ndërkombëtar tash është në pritje të këtij pajtimi edhe de jure. Kjo kohë e tanishme kur në Serbi me 17 dhjetor mbahen zgjedhjet, e ka çrregulluar situatën pak sa, prandaj njëherë duhet të përfundojnë këto zgjedhje, por megjithatë gjithnjë ndërkombëtarët duhet ta përcjellin situatën dhe të jenë në kontakt të pandërprerë me përfaqësuesit e Serbisë, dhe të vazhdoj insistimi i tyre pandërprerë për pajtimin e mundshëm të këtyre dy shteteve. Tani ndërkombëtarët duhet të jenë më decidiv dhe të qartë që ti tregohet Serbisë se nëse nuk i përmbahet premtimit të dhënë në Ohër, dihet çfarë mundë ta pretë Serbinë. Më e rëndësishmja është se ky shtet, pra Serbia, është i vetmi në Evropë që po e përkrah Rusinë në luftë me Ukrainën, prandaj edhe për këtë përkrahje të Serbisë ndaj Rusisë, përfaqësuesi i NATO-s, duhet t’ia tërheq vërejtjen Serbisë që kjo Serbi të vendosë drejtimin e saj definitiv që po e kërkon bota demokratike, që t’iu bashkëngjitet shteteve të paqes dhe prosperitetit demokratik, dhe pajtimi me Kosovën, që do t’ia sillte edhe këtij shteti rehatin shtetërore, zhvillimin dhe perspektivën për integrim, prandaj tani shtetet e NATOs, po i dërgojnë mesazhe të qarta regjimit të Vuçiqit në Beograd, duke e paralajmëruar që të mos luaj me lojën e zjarrin në Ballkan sepse NATOnuk është vendosur kot së koti në Kosovë, por as zgjerimi i NATO-s me tri shtetet fqinjë, Shqipëri, Maqedoninë dhe malin e Zi nuk ka ndodhur rastësisht, por me qëllim të mbrojtjes së rajonit nga planet tinëzare gjeostrategjike ushtarake ruso serbe nga kërcënimet ndaj paqes e sigurisë, në rajon, rrezikimi i së cilës do të kishte përmasa të gjëra përtej rajonale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin për rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa ka premtuar se megjithatë aleanca veri-atlantike do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon. “Ajo që shohim atje është se tensionet po rriten. Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë”, ka deklaruar shefi i aleancës veri-atlantike në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare. “NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, ka porositur Stoltenberg. Shefat e diplomacive të 31 shteteve anëtare të NATO-s në takimin që po mbahet në Bruksel më 28 dhe 29 nëntor, po e diskutojnë ndërmjet tjerash edhe lidhur me situatën e sigurisë në rajon. Më 27 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës kishte paralajmëruar se në takim do të diskutohet mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR. Kjo masë e re preventive e forcimit të trupave të KFOR-it është arsyetuar me faktin se dhuna mes Kosovës dhe Serbisë ka shpërthyer dy herë në muajt e fundit dhe vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Pas sulmit në Banjskë që ndodhi më 24 shtator, NATO ka forcuar tashmë praninë e saj ushtarake në Kosovë – e krijuar pas fushatës së bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999 – me rreth 1.000 trupa shtesë dhe armatime më të rënda, duke e çuar trupat e saj në Kosovë në 4.500. Tani po shqyrtohet mundësia që numri i shtuar i ushtarëve të jetë afatgjatë, si dhe që ushtarët të kenë aftësi të shtuara ushtarake. Ky riorganizim dhe përforcim I NATO-s në Kosovë vjen pas zhvillimeve dramatike të 24 shtatorit, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Kurse katër muaj më herët, më 29 maj, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan pas konfrontimit me protestuesit në Zveçan pasi kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë. Tani kërcënimet e hapura në drejtim të Kosovës nga autoritetet serbe po përsëriten edhe gjatë fushatës zgjedhore, duke i premtuar atje opinionit publik se shumë shpejtë Ushtrinë Serbe do të marshon drejtë Kosovës dhe se Serbia do të kthehet në “tokën serbe”, pa e pyetur askënd. Kjo sjellje e Serbisë po na e rikujton vitin 1999 kur Millosheviqi nuk besonte se NATO do ta sulmoj Serbinë, si shkak i mbrojtjes humanitare të popullatës shqiptare sipas rezolutës 1244 të miratuar nga OKB, e që askush nuk e kundërshtoj atë rezolutë, dhe ajo rezolutë ende është në fuçi, dhe nëse ndodhë edhe një sulm nga ana e NATO-se ndaj Serbisë, vështirë se Serbia do ti ketë kufijtë e sotëm, sepse Serbia ka probleme të brendshme të saja sikur që është Vojvodina, Sangjaku me Novi Pazarin, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Tani ka konflikt edhe me Kroacinë e Sllovenin, prandaj për të gjitha këto ngjarje të mundshme Serbia e ka të qarta së çfarë mund ta pret. Tani ajo duhet të vendosë për të ardhmen e sajë, por më e mira për Serbinë dhe regjionin kishte me qenë të bashkëpunoj me ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe të ndodhë pajtimi sa më parë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".