Serbia në mes Ballkanit një shtëpi të çmendurish e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiqi, kriminel ordiner e mjeshtër gënjeshtrash dhe i mashtrimi para syve të Evropës  

Serbia në mes  Ballkanit një shtëpi të çmendurish e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiqi, kriminel ordiner e mjeshtër  gënjeshtrash dhe i mashtrimi para syve të Evropës   
Serbia në mes  Ballkanit një shtëpi të çmendurish e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiqi, kriminel ordiner e mjeshtër  gënjeshtrash dhe i mashtrimi para syve të Evropës   

Radomir Dimiç

  • 03 December 2023 - 19:27

 

Shkruan: Radomir Dimiç 

 

Kulti i prijësit është krijuar dhe  ushtria e tij grandioze e besnikëve që po e  ndjekin rrugën që e ka trasuar ai. Në pyetje është krijimi i shtetit të Gambit. Por çka në të vërtetë do të thotë kjo shprehje. Thjeshtë,  Gambi është një lojë në shah e cila karakterizohet me sakrifikimin e shpejtë të këmbësorit(popullit), për shkak të kontrollit absolute nga pushteti dhe dominimit mbi qytetarët dhe rivalët politik. Në një përkthim të thjeshtë kjo do të thotë vënie e ndërskamcës. Kjo në fakt është krejt përmbajtja e politikës që bënë Aleksandër Vuçiqi, sakrifikimi dhe viktimizimi i të tjerëve, derisa partia po i ikën nga duart, largohet. Ky është sot ai prijësi i SNS-së, F60.4 Disordo personaehistorionicus.

Një ngarkesë teatrale e personalitetit të cilin e karakterizon aktiviteti i luhatshëm dhe shumë sipërfaqësor, vetë aktrimi, egocentrizmi, egoizmi, mos interesimi për të tjerët dhe  mashtrimi me gënjeshtra në mënyrë kontinuele. Mirëpo ky nuk është krejt tregimi për shahistin, por për një mashtrues dhe rrenacak patologjik, për një radikal të shkatërruar, një huligan, për një jurist i cili shkelë të gjitha normat ligjore dhe drejtësinë, në një industri të instaluar mbi bazën e popullzimit. Ky është tregimi për shahistin rrenacak, mashtrues dhe të pa karakter i cili jetën e qytetarit e ka shndërrua në një lojë të ndërskamcës së vetë. Këtu flas për një lider autokrat të pa krahasueshëm në mesin e Evropës demokratike, i cili e ka uzurpuar pushtetin dhe shtetin për interesin e tij. Ai është një vrastar i demokracisë që ka rrezikuar të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut. Ai i cili i cenon liritë dhe të drejtat e njeriut, inteligjencën njerëzore, në atë shoqëri bëhet fjalë për një shoqëri të sëmurë dhe të  shkatërruar. Dhe ku njeri tani flet për veten e tij sikur për një fitues absolut. Tigri ekonomik, i cili në realitet është vetëm një mi i vogël ekonomik! Ai kërcënon, shantazhon dhe është në telashe e bela me të gjithë. Ai shtiret sikur gjithçka ka hapur, ka krijuar, ka menduar dhe ka nënshkruar por edhe nuk ka nënshkruar asgjë, sikur është rasti me Kosovën. Ky është një njeri i paskrupullt i cili flet dhe nuk e mbanë fjalën. Ky është dikush i cili kurrë dhe asnjëherë, asgjë nuk ka bërë në jetën e tij, por që për veten e tij, mundë të thotë: “Shteti jam unë”. Në dekadën që po qeverisë me qytetarët e Serbisë, ka treguar me mijëra herë edhe në ekranet televizive, dhe këtë askush sikur nuk mundet ta rrëzoj. Gazetarëve të cilët nuk janë vegla te regjimit pothuajse asnjëherë nuk ju përgjigjet në pyetje dhe nuk ju jep intervista. Sillet me krenari dhe vepron me shumë cinizëm. Ky është  qeveritari i sotëm, në fakt ky është diktatori i Serbisë me makinerinë e tij propagandistike si PINK, HEPI dhe INFORMER Televizioni në të cilat e bënë edhe gjumin e përmes të cilave  prodhon e plason gënjeshtra.

Qytetarët të cilët mendojnë ndryshe, me kokën e tyre janë armiqtë e tij të rrezikshëm, e të tillë ka shumë, por ka edhe një numër i madh nga ata që akoma nuk janë zgjuar nga letargjia. Kjo industri e së keqes ka filluar të ndërtohet prej kur nuk ekziston dhe prej kur është shkatërruar ish Jugosllavia multi etnike. Në të vërtetë, prej atëherë SRS-ja paramilitare shndërrohet në  parti parlamentare dhe krijohet një fatkeqësi e madhe, së bashku me SPS-në e  Sllobodan Millosheviqit, para të cilave ra populli serb. Në vazhdim të tregimit, hap pas hapi, Aleksandër Vuçiq në cilësinë e vullnetarit në Pale të Sarajevës, ka kaluar hiq më pak se 40 ditë në vijën e parë të  frontit, në  përleshjet e të cilës kohë janë vrarë e masakruar me qindra qytetar sarajevas . Aty ka   formuar edhe një radio, aty ka luajtur shah me Ratko Mladiçin, aty e ka intervistuar Radovan Karagjiqin dhe I ka falënderuar ata për krimet e bëra të luftës kundër popullatës së pafajshme. Pas kthimit është anëtarësuar në SRS  të Vojisllav Sheshelit dhe me shpejtësi të madhe është avancuar. Brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëhet sekretar partie dhe  deputet. Si një nxënës i mirë dhe fëmijë i dëgjueshëm i”babait” Vojisllav Sheshel, shumë shpejtë e ka përvetësuar retorikën e tij të “trimit”kundër NATO-s, duke kërcënuar edhe NATO-n që nëse ndodhë vrasja e vetëm një serbi do të vriten 100 mysliman, që në fakt, më vonë të gjitha këto i ka mohuar, sikurse edhe Serbinë e madhe, për të cilat ka  folur në Gljina të Kroacisë. Ai të gjitha këto me të vërtetë i ka thënë, që nëse  fitojnë radikalët, njerëzit do të jetojnë në Serbinë e madhe. Dhe si ministër i informimit ka mbetur në kujtesë për atë që nuk ka lejuar të publikohen rastet kur janë vrarë në luftë edhe gazetarët. Dhe kur përfundimisht ka ra nga pushteti diktatori Sllobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiq i ka udhëhequr demonstruesit kundër paraburgimit të tij dhe  kundër dërgimit për në Hagë, në kohën e qeverisjes së Zoran Xhinxhiqi, Ratko Mladiqit dhe Radovan  Karazhiqit. Është e çuditshme si ka ndodhur ky lloj vetë transformimi mjeshtëror i këtij njeriu. Njeriu i cili është angazhuar dhe zotuar që  kufiri me Kroacinë të jetë  në Karllobag,Karllovac, Ogullin  dhe  Virovitica, përnjëherë u bë  partner  i perëndimit, edhe pse asnjëherë nuk kërkoj falje për të kaluarën e tij. Dhe si i tillë asnjëherë nuk i ka zgjedhur mjetet dhe mënyrat për të ardhur deri në pushtet. Që të hiqet qafe, Tomislav Nikoliq, i cili e mori pushtetin nga Tadiq, me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, pa marr parasysh çështjen morale , për çështje të pushtit i vriste  politikanët e tijë bashkëveprimtar, edhe atë radikalizmin e tij. Por tani nga ai flasin Putini, Shesheli, Sllobodan  Millosheviqi. Taktika e tij e ardhjes në pushtet dhe e qëndrimit në pushtet është e paparashikueshme dhe e pa besueshme. Ajo është një taktikë nëpërmes frikësimit të popullit, duke ju thënë se pa atë do ta përjeton skenarin më të rrezikshëm të ekzistencës. Ka arritur që ta qetësin Sheshelin, që t’ia largon karrigen e Nikoliqit, dhe e citon Xhinxhiqin. Në fakt ai ka mbetur i njëjti sepse e ka ndryshuar vetëm narrativen. Kur e ka diktuar se po i rrëshqet toka nën këmbët, këto ditë  po i rrotullon edhe të vdekurit. Para zgjedhjeve e ka zgjuar Sheshelin dhe Nikoliqi.Ka filluar të thirret e të betohet në tokën e shenjtë të Kosovës, të thirret në Kushtetutë në të cilën Kosova  është pjesë përbërëse e Serbisë. Po mirë, ne të gjithë e dijmë që Kosova është shtet I pa varur, pora i vazhdon ta mashtron Serbinë dhe serbët e Kosovës se kjo nuk është ashtu.

Ashtu ai po i nxitë shpresat, po jep premtime, dhe nga aty bënë presion edhe  mbi serbët e Kosovës që ta dëgjojnë Beogradit, që ta provokojnë edhe situatën në Kosovë dhe institucionet e këtij shteti, e kryesisht ta provokojnë Kryeministrin Albin Kurti. Edhe pse ka kohë që kanë pushuar së funksionuari institucionet paralele serbe në Kosovë, Serbëve në veri të Kosovës po ju premton Republikën Srpska, dhe se do të kthehet aty edhe ushtria e Serbisë. Dhe kështu në asnjë mënyrë i vetë quajtur zot i të gjithën serbëve nuk po e prektë kokën dhe mendjen e vetë, as pas këtyre 160 incidenteve  në Kosovë, gjuajtjet kundër KFOR-it kur ishin hiq më pak se 50 të plagosur, dhe as pas marrëveshjes së Brukselit me 16 pika, të cilën e kanë nënshkruar Ivica  Daçiq dhe Hashim Thaçi. Ai, Vuçiqi e thotë me plotë gojën "Nuk e japim ulësen e Kosovës në OKB ". Kjo që thuhet është vetëm për konsumin e brendshëm politik dhe për të vazhduar të qëndron në pushtet, edhe pse qytetarët gjithnjë e më pak po i besojnë. Por që është në dëm të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët dëshirojnë të vazhdojnë tç jetojnë në fqinjësi dhe në paqe së bashku me shqiptarët në shtetin e Kosovës. Me këtë politikë Serbia sigurisht që nuk do të  hyn në BE, nëse Aleksandër Vuçiq nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ai po vazhdon të aktron dhe të mashtron, po vazhdon të zvarritë dhe të shkakton dëm të madh kundër shtetit të tij i cili donë përparim, zhvillim dhe integrim në BE. Këtë lojë Vuçiq mundë ta luaj vetëm edhe një kohë, si një super patriot, duke i gënjyer faktorët ndërkombëtar të cilët fare mirë e dinë se është pikërisht Vuçiqi ai i cili i ka thirrur dhe detyruar serbët e Kosovës që ta braktisin policinë dhe gjyqësorin, dhe të gjitha institucionet shtetërore administrative. Faktorët ndërkombëtar e dinë se Beogradi i ka nxitur serbët që ta dalin edhe në barrikada dh eta provokojnë qeverinë e Kosovës. Tregimi i tij se nuk ka njohje eksplicite të Kosovës nuk pinë ujë, sepse me Marrëveshjen e Ohrit ka nënshkruar edhe pranimin e Kosovës. Mirëpo këtë tash për tash nuk guxon ta pranon si akt të kryer, por është duke e fshehur për shkak të zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Në këtë përbërje të Kuvendit të Serbisë duhet ta pranon Kosovën nëse e dëshiron hyrjen në Bashkimin Evropian. Pra duhet ta  ratifikon edhe de fakto njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse tani po vijnë faturat e uljes në dy karrige, dhe duhet të ndodhë ndarja në mes të  Perëndimit dhe Rusisë, si një faturë e madhe që duhet ta paguaj për atë që ka ndodhur në Banjskë dhe për të cilën është duke heshtur.

Megjithatë  Albin Kurti kë treguar dhe dëshmuar se Millan Radojçiqi ka qenë  prijësi dhe organizatori i  sulmit terrorist , kur është vrarë  policia kosovar dhe tre sulmues serb. Është e ditur që Millan Radojqiqin nuk do ta dorëzon Aleksandër Vuçiqi, sepse ai do të mundë  të tregon në detaje kush ka qenë urdhërdhënësi, dhe nëse ky ka qenë pikërisht Aleksandër Vuçiqi, për çka Serbisë do të vendoseshin sanksionet.

Ky do të ishte  fundi I turpshëm i Aleksandër Vuçiqit në karrierën politikë, prandaj ka vendosur me kaq shpejtësi që ta shpallen zgjedhjet për parlament, duke dëshiruar që ta përfiton shumicën absolute, dhe në këtë mënyrë të të votohet edhe ratifikimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit për pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Derisa kjo të mos ndodhi, prijësi do ti këndon këngë vetvetes, do të kërkon edhe ndihmën e masave popullore nga serbët e Kosovës përmes Listës Srpska duke i sjell ata përreth gishtit të vigël. Do të ketë edhe shumë mitingje, sandviç me parizera nga e gjithën Serbia. Do të tregon për atentatet në tentativë kundër tij, dhe do të thërret Sheshelin e Nikoliqin që ta mbrojnë tronin e tyre të rrezikuar politik.  

Por shikuar realisht, nëse ai do të vazhdon të mbetet në pushtet, mbetet një rrezik i madhe i minës së kurdisur në mes të Ballkanit,  dhe nuk do të zhduken shenjat e hershme të fashizmit në Serbi. Se në çfarë mënyre do të largohet Vuçiqi nga pushteti në mënyrë paqësore apo përmes protestave të rrugës, këtë ende askush nuk e di sepse është njeri i identifikuar me shtetin. Është në përgjegjësinë e popullit serb të vendosë nëse do të mbështes akoma diktatorin apo jo, do ta kundërshton atë. Nëse diktatori vazhdon të qëndron edhe më tutje në pushtet  dhe me SNS-n e tij e formon rishtas  qeverinë, do të shihet se si do krijohet në serbi në shtëpi serioze e të sëmurëve mental sepse diçka më të mirë nuk e meriton, përveç regjimit autokrat dhe qeverisjes  kriminale, derisa faktorët evropian dhe ndërkombëtar vazhdojnë të bëjnë sehir dhe të heshtin. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".