Pisa: Arsimi dhe edukimi në Kosovë i pa vlerë...?

Pisa: Arsimi dhe edukimi në Kosovë i pa vlerë...?
Pisa: Arsimi dhe edukimi në Kosovë i pa vlerë...?

Agim Bajrami

  • 07 December 2023 - 09:44

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Leximi, edukimi dhe arsimimi cilësor në Kosovë, nënkuptohen , ' marrëzi' ndërsa, letrat e pa vlera të arsimit në Kosovë, kuptohen,si "ndriçim i mendjes shoqërore". Nga shumë vlerësimet për arsimin dhe edukimin në Kosovë dhe faktorët ndikues për mos arritjen e nivelit të kënaqshëm të mësim marrjes, tek nxënësit dhe studentët,shikohet nga këndvështrime të ndryshme shoqërore dhe kryesisht, mbisundon pikëpamja e arsyetimit e ndonjë ndodhie , jashtë shoqërore ,e siç duket kjo bëhet për të ruajtur "konform zonën e rehatisë së tanishme kolektive",dhe se nga kjo rehati kolektive, me siguri do të dëmtohej e ardhmja e shoqërisë e të rinjve në veçanti.

Dhe si vlerësim më real nga e tërë kjo,dhe sipas nivelit të përgjithshëm të emancipimit shoqëror në Kosovë ,mbisundon bindja ,se niveli i vetëdijes shoqërore është produkt i politikë bërësve të Kosovës , dhe i tranzicionit përgjatë zhvillimeve të proceseve globale. Si zakonisht vendimmarrja e nivelit politik për prapambetjen e arsimit në Kosovë e shpjegon në fajësimin, nga njëra parti politike te tjetra, por që të gjitha së bashku, janë ''analfabet funksional' dhe instalues të së keqes dhe mendësisë në shoqëri ,"me bindjen, se vetëm përmes 'matrapazllëkut dhe dallavereve' mund të mbijetohej ,dhe se, përmes arsimimi do të mund të mbetesh pa bukën e gojës. Duke vështruar në retrospektivë, edhe mund të kuptohej se realisht kush ishin; deputetë, ministra,e kryeministra, nga themelimi i institucioneve qeveritar pas 99 e në vazhdimësi të gjithë; njihen për"analfabet funksional dhe të devijant të shoqërisë "dhe në përgjithësi kanë prirje për të bërë të keqen. Shoqëria e rëndomtë kudo nga shembujt e tillë, e krijoj bindjen si pasqyrë e liderëve të tyre, se shkollimi nuk të nevojitet kur edhe mund të merret çfarëdo titulli arsimor e shkencor pa mund, e ti zënë vendet publike,për të cilat edhe nuk kanë merita dije adekuate, për të çuar shoqërinë dhe vendin përpara. Dhe ' letra e pa vlera' si të tilla ,e cilat nuk kanë kreativitet, krijojnë mendësinë e shthurjes në shoqëri, e si rrjedhojë "jo vlerat"dominojnë dhe krijojnë të keqen për vendin, shoqërinë dhe progresin njerëzor. Tani për nivelin e pa kënaqshëm të arsimit në Kosovë del Ministria e Arsimit e arsyetohet ,se shkak i rezultati të vlerësimit të pakënaqshëm ndërkombëtar, qenka "pandemia" .... Dhe ja çfarë arsyetimi të çuditshëm e bënë Ministrja, kur vetë është poseduese, letrës arsimore të pa vlera me titull Master...Dhe, si ka mundësi, të jetë problem 'pandemia' kur përkundër ,do të duhej që gjithë qytetarët për dy vjet gjatë " pandemisë"të kenë pasur mundësinë e leximit ,pasi që i vetmi aktivitet që është mundur të bëhej gjatë kohës së pandemisë, ka qenë leximi i librave. Por , Ministrja thotë, se është fajtor "pandemia"....Edhe në biseda shoqërore, dhe në takime më njëri tjetrin gjat ndejave,nuk flitet për lexim të librave spo arritje të njohurive,nga kuptohet edhe në takime me ,deputetët,ministra aktivist partiak ,liderët politik të cilët e konsiderojnë leximin,ngritjen kulturore dhe të zënit e dijes dhe njohurisë ,si te tejkaluar dhe turp ...Ndërsa, leximi në vendet e civilizuara perëndimore, është pasion,frymëzim, kreativitet për ndriçim të mendjes ndaj së mirës. Në Kosovë,politika, mediet,shkollat dhe shoqëria, leximin e kuptojnë " çmenduri" ndërsa, "thashethemet" janë pjesë e formimit të tyre. Dhe, vlerësimi ndërkombëtar për arsimimin në Kosovë por edhe edukimi shoqëror është pasqyrim i mirëfilltë i realitetit të tanishëm ,duke u nisur nga ; politikë bërësit, mësimdhënia, mediet,bashkësitë fetare,dhe shoqëria si tërësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".