Pistë e hetimit të krimit me vrasjen e Liridona Ademajt edhe mega transaksionet e ndryshme korruptive të Bexhet Pacollit

Pistë e hetimit të krimit me vrasjen e Liridona Ademajt edhe mega transaksionet e ndryshme korruptive të Bexhet Pacollit
Pistë e hetimit të krimit me vrasjen e Liridona Ademajt edhe mega transaksionet e ndryshme korruptive të Bexhet Pacollit

Naim Miftari

  • 05 December 2023 - 21:46

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Ekziston edhe një teori, një pistë tjetër e hetimeve rreth transaksioneve, sekreteve, bizneseve, për informacionet rreth korrupsionit për ndonjë aeroport në Shqipëri dhe sekreteve të mundshme që lidhen me Begjet Pacollin! Granit Pllavës, vrasësit të gruas së tij, Naim Murseli i kishte thënë se gruaja Liridona po e tradhtonte dhe po tenton të ja merrte edhe fëmijët e tij, edhe me qen krejt këto të vërteta krimineli Naim Murseli dhe vrasësi Granit Pllava por edhe mesiti i vrasjes Kushtrim Kokallari, që është pjesëtar i FSKsë meritojnë dënim me vdekje.

 

Edhe ky është dënim i vogël! S’ka shanse më që e shtinë njeriu gruan e vet me i paguar siguracion të jetës. Vetëvrasja është opsion i vetëm, dënimi më i butë i atyre që porositin vrasjen e nënës së fëmijëve të tyre ! Ky pisi, sekseri i Pacollit, Thaçit e Rames për 30.000 euro ky Shqiptari i lig ka menduar për ti përfitua 1.000.000 euro nga siguracioni i gruas por a është kjo arsyeja e vetme për vrasjen e gruas të tij?! Mendja e prishur e njeriut të lig po, por jeta e një njeriut të afërm si nëna e fëmijëve vlen më shumë sesa krejt paret e pasurit e botës. Por megjithatë, nuk e besoj fare se sigurimi jetësor i të ndjerës ka qenë dhe është shkaku kryesor i vrasjes të ndjerës Liridonës por xhelozia ,mos besimi, mos telorimi, dhe sidomos asistenca e dy fëmijëve do të dalin të jenë si shkaktari dhe motiv kryesor i vrasjes. Ekziston edhe një teori, një pistë tjetër e hetimeve rreth transaksioneve, sekreteve, bizneseve, për informacionet rreth korrupsionit për ndonjë aeroport në Shqipëri dhe sekreteve të mundshme që lidhen me Begjet Pacollin! Granit Pllavës, vrasësit të gruas së tij, Naim Murseli i kishte thënë se gruaja Liridona po e tradhtonte dhe po tenton të ja merrte edhe fëmijët e tij, edhe me qen krejt këto të vërteta krimineli Naim Murseli dhe vrasësi Granit Pllava por edhe mesiti i vrasjes Kushtrim Kokallari, që është pjesëtar i FSK- së meritojnë dënim me vdekje. Edhe ky është dënim i vogël! Duhet ta dimë që nuk ndërtohet shteti me muta të korrupsionit! Çfarë dënimi e meriton nëse pjesëtari i FSK-së është pjesë e planit ose ka pasur dijeni për vrasjen e një gruaje dhe nënë e dy fëmijëve. Krim të paguar me disa mijëra euro? Çka bëjnë njerëzit e tillë të lig nëse Serbia ju afron qindra mijëra euro? Ata krejt kazermën dhe koleget e vetë i helmojnë me helm ja i vret në gjumë nëse ka mundësi! Kështu ndodh kur në një shtet në një sistem pranohet ushtari, Polici, prokurori dhe gjyqtari pa kurrfarë verifikim të mirëfilltë. Pa verifikim të duhur vijnë edhe në pushtet, vijnë në ato pozita zyrtare përmes parave, përmes njoftësive dhe nga intervenimet e politikes së korruptuar, do të thotë nga intervenimet e krimit të organizuar! Kjo ndodh kur me 5000 euro brenda natës bëhesh polic ose pjesë e FSKsë, njësoj siç ndodhi me veteran të rrejshëm të UÇK-së. Ani thoshin do nëse kini fakte për krime shkoni në prokurori, polici e në gjykata. E ku me shkue, me shkue te sekserët e te kukullat e tyre ! Vrasje me shumë mistere! Shteti dhe drejtësia, nëse kemi sot drejtësi në shtetin tonë, nuk duhet me tregu asnjë lloj mëshire ndaj vrasësve, plaçkitësve, kriminelëve dhe porositësve të tyre që po e trazojnë sot Kosovën tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".