Raporti Serbi Kosovë, varet shumë nga procesi i(dez)integrimit të Evropës

Raporti Serbi Kosovë, varet shumë nga procesi i(dez)integrimit të Evropës
Raporti Serbi Kosovë, varet shumë nga procesi i(dez)integrimit të Evropës

Fadil Maloku

  • 25 December 2023 - 17:00

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Shikuar në faza afatgjata, vendet e Evropës juglindore, sot janë të ballafaquara me probleme madhore; emigracionin, rënien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt, sulmet mbi pavarësinë dhe kualitetin e institucioneve të përbashkëta, mungesën e koherencës së institucioneve marramendëse teknologjike, si edhe me koherencën e automatizimit në krahasim me Azinë, Amerikën Veriore dhe Evropën Perëndimore.

 

Mendoj që kjo gjeneratë politikanësh, si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe, nuk do mund ta përmbyllin as negocimin e as procesin e njohjes reciproke. Arsye ka shumë; Midis tjerash, në këtë jo vetëm perceptim por, edhe insistim nga ana e BE- ka gabime të dukshme e sidomos në qasje: Së pari, BE-në duke qenë e ngarkuar me problemet evidente, si emigracioni i pa ndalur, problemet tregtare me SHBA-të, konkurrencën tmerrësisht jo lojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. me këtë "itinerar" e ka vështirë të imponohet si faktor dominues e vendimmarrës në kontinent. Së dyti, meqë kemi një situatë pak a shumë konfuze, sa i përket krejt projektit (dez) integrues evropiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjën kryesore shekullore Gordiane, në Ballkanin Perëndimor. Së treti, çka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimmarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entuziazmuara e të bindura ende sa duhet se; “intervenimi i vitit1999", ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm...Së katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka ende autoritetin absolut, as moral, e as politik mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është "pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), që realisht do duhej ta synojnë "ëndrrën (e stisur) evropiane"... Së pesti, zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në fakt janë një lloj “beteje” jo vetëm ideologjike (midis majtistëve dhe djathtistëve), por edhe “betejë” midis integralistëve dhe dezintegralistëve. Rënia e popullaritetit të partive të qendrës së djathtë dhe të majtë, dhe ngritja e popullaritetit të të ashtuquajturave partive që e simulojnë por, edhe e stimulojnë fuqinë dhe peshën e sovranitetit, këto zgjedhje i bënë interesante dhe kurtuazi për publikun e gjerë.

Ka indikacione që në shumicën e vendeve evropiane, rënia e rejtingut të partive konservative apo mainstrimi partiak, do i shton gjasat e partive populliste. Tani, mbetet të presim hipotezat e ngritura nga ana e shumë skeptikëve dhe politikanëve popullsitë. Sepse, në Evropë përvojat e ndërtimit të demokracisë, ngandonjëherë dinë edhe të mashtrojnë, sidomos kur është fjala për prestigjin e sovraniteteve shtetërore, të cilat lufta në Ukrainë e në Gaza, ua ka ri amputuar kompleksin e inferioritetit kundruall Amerikës, ku ato në pamundësi të vendimmarrjeve vetanake kanë filluar ta ndjejnë veten të kompleksuara dhe të margjinalizuara. Kjo përvojë e hidhur e rolit të statistit" për evropianët po reflektohet edhe në rastin e "bisedimeve" – negocimeve- midis Serbisë dhe Kosovës, për njohje reciproke

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".