Në prag të ndërrimit të motmotit – sfidat e Kosovës!...

Në prag të ndërrimit të motmotit – sfidat e Kosovës!...
Në prag të ndërrimit të motmotit – sfidat e Kosovës!...

Ismail Muçiqi

  • 30 December 2023 - 16:25

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Viti që po e lëmë pas ishte vitë me plotë ngjarje dhe zhvillime më të ndryshme të cilat e karakterizuan jetën politike, ekonomike, kulturore në ndërtimin e shtetit. Kosova u përball me kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia. U përball me konflikt të armatosur me grupet kriminale në Banjskë, grupe këto të cilat ishin të organizuara nga politika hegjemoniste e Shtetit Serb në Beograd. Gjatë vitit që po e lëmë pas Institucionet e Shtetit të Republikës së Kosovës edhe për kundër vullnetit të mire dhe përkushtimit për ta zhvilluar shtetin, disa hallka të Qeverisë përkatësisht disa Ministri ishin anemike për ti realizuar projektet e planifikuara të programit të Qeverisë. Po ashtu koha po tregon se Qeverisë aktuale po i mungon përvoja praktike në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve në jetën e përditshme. Kosova u përball edhe me fenomenin e Dhunës në Familje, ku viktima ishin gratë. Në këtë drejtim Shoqëria Civile e cila do të duhej të luante rolin e saj në zhvillimin e Demokracisë, në avancimin e të drejtave të njeriut, në lirin e shprehjes dhe në emancipimin e shoqërisë, nuk arriti te përmbush misionin që i kërkohej. Kosova u përball edhe me protesta të cilat u organizuan nga grupet dhe klanet e partive politike të cilat janë në opozitë. Kështu po i përmendim protestat e Veteranëve të UQK-së, të Zjarrfikëseve e së fundi protestuan edhe Njësitë Elite të Policisë së Kosovës të cilat kërkuan kushte më të mira dhe siguri ne punë. Protestat e Policisë Speciale ishin veprim i gabuar ne dëme te Shtetit. Këto kanë obligim ta ruajnë, qetësinë dhe sigurinë e Shtetit të Kosovës. Kosova u përball edhe me sundimin e ligjit, në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu Sistemi i Arsimit asesi nuk po arrijnë të marrë vetën. Këtë mesë miri e tregoj raporti “PISA” që u konfirmua këto ditë për cilësinë dhe gjendjen e Sistemit te Arsimit dhe Edukimit në Kosovë. Shteti i Kosovës pati ngecje edhe në kulture, në sport dhe në informim. Qytetarët gjatë vitit që po e lëmë pas u “bombarduan” nga të ashtuquajturit gazetarë, “analistë” e opinionist të cilët përmes ekraneve televizive gjatë tërë vitit i malltretuan shikuesit me debate të ndryshme të cilat nuk i përkrah askush më. Gjendja në sektorin e informimit ka ngecje dhe dështime në kulturën e komunikimit dhe të profesionalizmit që i duhet shoqërisë Kosovare. Është e pashpjegueshme dhe e pafalshme që sot në Kosovë nuk botohet asnjë gazet e cila do të duhej të ishte ne dispozicion te lexuesve. Mjerisht edhe në sektorin e sportit pati dështime të njëpasnjëshme përpos sportit të “Xhudos” pothuajse të gjitha disiplinat tjera sportive mbetën në fund të pusit. Shkaktar për të gjitha këto ngecje është politizimi përkatësisht depërtimi i politikës në sport të njerëzve pa meritokraci. Zhgënjimin më të madh na e solli ekipi i Reprezentacionit Futbollistik të Kosovës i cili po dështon vite me radhë. Të gjitha këto mossuksese apo “suksese selektive” janë produkt i gjendjes dhe vetëdijes të ulet njerëzve të cilët kanë hyrë nëpër Institucionet e Shtetit përmes partive politike pa vlera, për interesat e ngushta personale grupore që po e mbajnë peng Shtetin e Kosovës.  

Sfidat e Kosovës në vitin 2024.  

Kosova në vitin që po hyjmë do të përballet me sfidat dhe vështirësitë se cilat janë provim politikë për institucionet. Një nga vështirësitë me të cilat do të përballet Shteti i Kosovës në vitin që po vije është largimi i të rinjve pas liberalizimit të vizave. Problem i radhës permanent do të jetë siguria e vendit përkatësisht ruajtja e stabilitetit, integritetit dhe sovranitetit të Shtetit të Kosovës nga pretendimet dhe kërcënimet e Serbisë. Aspiratë dhe prioritet i Kosovës duhet të jenë integrimet Euro Atlantike përkatësisht anëtarësimi në Aleancën e NATO-së. Po ashtu prioritet dhe detyrë strategjike Kosova ka sundimin e ligjit: Vetingun në Sistemin e Drejtësisë, krijimin e Agjencionit Antimafia për sekustrimin e pasurisë të pajustifikueshme, si dhe reformat rrënjësore në Sistemin e Arsimit dhe në Sistemin e Shëndetësisë janë të domosdoshme. Për ti tejkaluar të gjitha këto sfida dhe vështirësi të cilat e presin Kosovën në vitin 2024. Patjetër duhet të ndryshoj vetëdija dhe qasja e skenës politike e cila është e përqarë, me tendenca të mëtejshme të përkeqësimit të raporteve ndërmjet liderëve partiak, të cilat po reflektohen në marrëdhëniet e përgjithëshme ndërnjerëzore. Thellimi dhe zhvillimi i raporteve diplomatike, miqësore me shtetet mike të Kosovës përkatësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tjerë të cilët ja dojnë të mirën Kosovës.  Këto duhet të jetë preukopim dhe obligim i të gjitha Institucioneve të Shtetit, të shoqërisë civile dhe mekanizmave tjerë të cilët pretendojnë të jenë pjesë e vlerave perëndimore duke dhënë shembull dhe imazh pozitiv se Shqiptarët janë popull me kultur, dhe me histori të ndritshme qe perbejne civilizimin njerëzore.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".