Shqiptarët kanë dy shtete, akademikët të koordinohen për dokumentin e të drejtës historike për bashkim

Shqiptarët kanë dy shtete, akademikët të koordinohen për dokumentin e të drejtës historike për bashkim
Shqiptarët kanë dy shtete, akademikët të koordinohen për dokumentin e të drejtës historike për bashkim

Skender Kapiti

  • 09 January 2024 - 16:40

Shkruan: ANALISTI- Skënder Kapiti

As politika dhe as qeveritë shqiptare në Shqipëri kurrë nuk kanë pasur as platformë dhe as strategji kombëtare. Dhe shkak për këtë ka qenë gjithmonë politika dhe pushteti në Shqipëri. Edhe elitat intelektuale dhe akademitë kanë qenë servile dhe mercenare të pushtetit. të politikës, të ideologjisë dhe të interesit të pushtetit. Akademitë, profesorët dhe akademikët duhet të angazhohen fuqishëm, mirëpo edhe qeveritë e Shqipërisë e të Kosovës duhet që të sponsorizojnë veprimtarinë akademike, intelektuale e shkencore kombëtare.

 

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani te këta të dy kisha besimin se më në fund do të merrnin goditje kaprricoja dhe arroganca; injoranca , egoizmi i sëmurë dhe korrupsioni politik që kanë dominuar gjithmonë institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kisha besim te këta të dy se do t’a respektonin elitën e mirëfilltë patriotike intelektuale dhe akademiko-shkencore dhe do t’i promovonin ato dhe kapacitetet e tyre profesionale ne të mirë e në shërbim të kombit,të atdheut dhe të shtet ndërtimit; do t’i ingranonin në qeverisje, në administratë dhe në diplomaci. Mirëpo pavarësisht se nuk banoj në Kosovë , por në Durrës, kam informacion se Kurti dhe Osmani sikur edhe ata nuk janë tw çliruar e të pa infektuar nga kompleksi i inferioritetit dhe nga egoizmi , pasi ashtu si të gjithë politikanët shqiptarë edhe këta të dy mesa duket kapacitetin , meritën dhe talentin e të tjerëve i shikojnë si kërcënim dhe nuk ua keni hapur dyert. Votuesi inteligjent ua besoi këtyre të dyve qeverisjen dhe pushtetin pasi votuesi vlerësoi se këta ishin më të mirët intelektualë e politikanë patriotë, të aftë e profesionistë krahasuar me të tjerët,por edhe këta të dy duhet që të respektonin dhe t’u mundësonin që të ingranonin në punët e shtetit njerëz potentë dhe intelektualë të zotë dhe të mos kenë “frikë” prej tyre. Me të drejtë gazeta gjithëkombëtare “Kosova Sot” pyet se: “A është koha e zgjimit nga gjumi të botës akademike shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe kudo nëpër botë ku kemi kuadro profesionale akademike, sidomos nga këto të brezave të rijnë të demokracisë pluraliste e të pa ndikuar nga autokracia dhe mbetjet komuniste, në mënyrë që të fillojnë të hulumtojnë arkivat e të gjitha shteteve evropiane por para së gjithash arkivat, turke, për ta dëshmuar dhe dokumentuar padrejtësinë që është zhvilluar ndër shekuj ndaj popullit shqiptar, tash e 200 vjet më parë”. Por sot shqiptarët kanë dy shtete kombëtare, kanë Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe u takon institucioneve shtetërore kombëtare së pari që t’i shërbejnë shtetit , atdheut e kombit sepse prandaj luftuan dhe sakrifikuan shqiptarët në shekuj që të kenë shtetin kombëtar të tyre. I takon shtetit që të planifikojnë një fond posaçërisht për këtë punë që me të drejtë shqetësohet “KOSOVA “SOT” dhe u takon së pari edhe akademive shkencore të Tiranës dhe të Prishtinës që të jenë në pararojë të çështjes kombëtare, akademi këto që i kanë zgjedhur politika e partitë dhe jo merita e as aftësia. Në Shqipëri,Kosovë e diasporë ka shumë akademikë, shkencëtarë, studiues dhe profesorë patriotë e kombëtarë që na kanë dhënë shkrime, botime e libra , ka shumë kontributorë që edhe nuk kanë mundësi financiare dhe me shumë mundime kanë siguruar paratë e veta dhe kanë botuar e publikuar vepra me rëndësi të jashtëzakonshme në interes të çështjes kombëtare por që kanë mbetur jashtë vëmendjes madje edhe të shpërfillur nga politika e pushteti në Shqipëri e Kosovë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".