Lexoni edhe:
BE-ja do të bindet shpejtë për heqjen e masave të pa drejta kufizuese ndaj shtetit të Kosovës
Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani
Kurti në OKB e pati rastin e mirë historik për të përmendur Banjskon, dhe shumë opstrukcione të Serbisë. Për mendimin tim mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën e thithur nga Serbia që të ngritën akuza kundër qeverisë kosovare ishte një huqje tepër e madhe. Edhe ky rast vetëm sa na tregoi që Serbia jeton në iluzionet e sajë për Kosovën, sepse kjo temë ka përfunduar më 17 shkurt 2008, andaj s’ka kthim prapa.
-Thirrja e Kurtit në dresë të Presidentit të Serbisë, pikërisht në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për ta nënshkruar marrëveshjen nuk ishte edhe diçka e re, sepse e kanë përmendur shumë herë këtë edhe tek aleatët tanë,dhe për këtë gjë është e ditur, përderisa shtetet e shumta anëtare të OKB-së ndoshta edhe nuk e kanë ditur, siç kanë qenë vazhdimisht të njoftuara BE dhe SHBA-të . Pra janë këto dy fuqi botërore, SHBA dhe BE që i kanë obliguar atëherë kur janë pajtuar për marrëveshjen se atë duhet të zbatojnë të dyja palët, se janë ligjërisht të obliguar ta zbatojnë Marrëveshjen Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Problemi tash po qëndron te pala serbe e cila ka shumë herë që ka deklaruar se zbaton vetëm disa elemente të marrëveshjes por në tërësi nuk do ta zbaton asnjëherë. Këtu pra është fatkeqësia dhe dështimi i faktorit ndërkombëtar që Serbia akoma po tolerohet që të punojë kundër asaj që po e pranon në dialog me ndërmjetësuesit e perëndimit, sepse perëndimi nuk e donë konfrontimin me Serbinë, por po e mbanë afër përkundër që ky shtet akoma e përkrahë Rusinë.
Kjo po dihet, andaj në këtë politikë që bëhet është vështirë, për të mos thënë e pamundshme që të obligohet Serbia ti respektoj Marrëveshjet apo Marrëveshjen e Ohrit. Në OKB kishte shpalosje të historisë por jo diçka që len ndonjë përshtypje të veçantë. Si mbledhje e KS të OKB-së ishte e çuditshme që bota të mblidhet për një temë krejtësisht teknike e financiare, për dinarin që vepron ilegalisht që nga viti 1999 në Kosovë, por megjithatë disi edhe kësaj teme disi duhet ti vij fundi. Andaj herët apo vonë çështja e dinarit do të kishte këtë epilog. Kurti në OKB e pati rastin e mirë historik për të përmendur Banjskon, dhe shumë opstrukcione të Serbisë. Për mendimin tim mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën e thithur nga Serbia që të ngritën akuza kundër qeverisë kosovare ishte një huqje tepër e madhe.
Edhe ky rast vetëm sa na tregoi që Serbia jeton në iluzionet e sajë për Kosovën, sepse kjo temë ka përfunduar më 17 shkurt 2008, andaj s’ka kthim prapa. Të shpresojmë se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe do të zbatohet plotësisht, por pa njohje të Kosovës nga Serbia asgjë serioze nuk ka, përveç gjëra që jemi mësuar ti shohim për më shumë se 24 vjet. Vetëm protesta në veri, jo zgjidhje, kërcënim të vazhdueshëm ndaj Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".