BE-ja do të bindet shpejtë për heqjen e masave të pa drejta kufizuese ndaj shtetit të Kosovës

BE-ja do të bindet shpejtë për heqjen e masave të pa drejta kufizuese ndaj shtetit të Kosovës
BE-ja do të bindet shpejtë për heqjen e masave të pa drejta kufizuese ndaj shtetit të Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 February 2024 - 21:40

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Kërkesa tashme zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës që i bëhet Bashkimit Evropian për anulimin e masave kufizuese ndaj vendit tonë, natyrisht që janë kërkesa me vend dhe mbi të gjitha asgjë nuk duhet pranuar që është kundër sovranitetit të vendit dhe që nuk është harmoni, por në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ne konsiderojmë se masat kufizuese ndaj Republikës së Kosovës janë të padrejta, mirëpo nganjëherë kur vendos kështu i forti nuk mund të shtyhet bjeshka me gjoks, por që nuk dot të thotë se ne jemi mbështetur për muri. Kërkesat tona kundër masave të BE-së do të merrem parasysh, dhe jam i sigurt që dalëngadalë ato do të largohen, por duhet pasur durimin dhe mbi të gjitha atë që thashë më lartë, të mos shkelim në dërrasën e lagur, por, duhet ecur me hapa shumë të sigurt drejt asaj që të mos shkelet Kushtetuta e vendit ,po ashtu as sovraniteti i saj.

 

Bashkimi Evropian, mos harroni se është akoma në përkëdhelje të e Serbisë dhe ajo mbanë hise nga ajo shtrige e Ballkanit, se përndryshe ai akt kriminal që ndodhi në Banjskë të Kosovës nuk do mend se nuk quhet ndryshe pos akt kriminal dhe nuk është trazuar fare Evropa. Pyetja tani shtrohet më të drejtë se çka do të ndodhte po ta bënin shqiptarët këtë akt terrorist? Jam i sigurt se do bëhej hallakamë. Por, e bëri shtetet kriminal, bile ka të bej më akt tipik terrorist. Ne nuk duhet asgjë të pranojmë për të ja bërë qejfin Serbisë fashiste edhe pse Bashkimi Evropian e di mire se këto masa shtrënguese janë të padrejta ndaj Republikës së Kosovës, por e bënë për të bërë trysni ndaj nesh dhe se ndoshta mendojnë se ne do të lëshojmë pe si dikur që bënin disa banda për interesa të tyre personale dhe karrieriste. Kurrë nuk mbahej mend se tani Kosova po bëhet gjithnjë e më e forte dhe se nuk trembet, natyrisht me ndihmën e shumë miqve më të fortë të botës edhe pse ndonjëherë duhet pranuar ndonjë shuplake, por shuplakë që nuk të dhembe dhe që nuk shkel Kushtetutën e vendit tonë. Kosova i tregoi botës se ne nuk jemi kundër popullit serb dhe se çdo ditë e më tepër kjo po i bind dhe po ju jep rezultate. Kur sulmuan bandat terroriste dhe kriminale serb Republikën e Kosovës ata dëmtuan edhe objektet fetare serbe në Banjskë dhe tani Kosova po i meremeton dhe po i ndërton me mjetet vetanake që dalin nga buxheti i shtetit dhe nga djersa e taksapaguesve të vendit, kjo është një bamirësi që do e merr shembull bota edhe pse të gjitha dëmet ishin bërë nga policia vrastare dhe në i bëjmë gati për ta, duke ditur se ishte strofull kriminale e nëntokës serbe që ushqehej dhe financohej pikërisht nga qeveria kriminale serbe. Si nuk mund të përkrahen kur në Kosovë respektohen të gjitha të drejtat qytetarëve dhe kur respektohet dhe zbatohet ligji për të gjithë qytetarët e vendit që jetojnë këtu. Bashkimi Evropian, në fakt duhet ashpërsuar masat kundër Serbisë, sepse Kosova është nisur drejt Bashkimit Evropian dhe se Serbia fashite është kundër asaj që është demokratike. Në fund të fundit, po shihet se Serbia fashiste nuk do të lëshoj rrugën që është nisur drejt Rusisë që, nuk pritet asgjë për të mirë, pos asaj që hap kriza lufte dhe nuk qon gjëkundi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".