Incidentet e reja në veri, produkt i makinerisë së Listës serbe kriminale

Incidentet e reja në veri, produkt i makinerisë së Listës serbe kriminale
Incidentet e reja në veri, produkt i makinerisë së Listës serbe kriminale

Nexhat Haziri

  • 13 February 2024 - 18:45

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

Nuk ka dyshim që pas çdo organizimi në veri të vendit, të protestave, peticionit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në komunat e veriut, dhe veprimeve të tjera kriminale e kundërligjore, siç janë afishe të ndryshme dhe parulla të tjera me përmbajtje armiqësore ndaj sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe incidenteve të tjera, qëndron Lista Serbe.

 

Pra edhe në këtë protestën e fundit ndaj vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në kesh, është organizuar nga Lista Serbe. Pra të gjitha këto zhvillime pas të cilave qëndron Lista Serbe, sikur po e demantojnë narrativen e qeverisë se gjoja i ka çliruar edhe vet serbët kosovar që jetojnë në këtë pjesë të vendit nga Lista serbe. Të gjitha këto veprime të cilat kanë për synim jo vetëm për tensionim të situatës në veri të vendit, por janë edhe veprime më atë të së cilave lista serbe po mundohet ti konsolidoj radhët e saja dhe të paraqitet si e vetmja përfaqësuese e interesave të qytetarëve serb në Kosovë, dhe këto veprime do të shpeshtoj në ditët në vijim për ta ngritur rejtingun e saj në mesin e serbëve kosovar që jetojnë në katër komunat veriore të vendit, sidomos tani kur kihet parasysh se jemi në vit zgjedhor. Pra të gjitha këto veprime janë për nevoja elektorale të Listës Serbe, se sa që paraqesin ndonjë rrezik serioz për konflikt apo për t'i dhënë shkas ndërhyrjes së Serbisë në rast që qeveria e Kosovës dhe institucionet e tona ligj zbatuese marrin veprime kundër këtyre shkelësve të ligjit dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike në vend. Kërcënimet e Vuçiqit për ndërhyrje në Kosovë që e përmendi edhe gjatë diskutimit të tij në KS të OKB-së gjoja në mbrojtje të popullatës serbe, janë vetëm për t'i shërbyer atij dhe rejtingut të tij në opinionin e brendshëm të Serbisë dhe tek një pjesë e serbëve kosovar, pasi edhe ai është i vetëdijshëm se vetëm një tentim i tillë sa do i vogël, do të provokonte një konflikt me NATO-n, dhe Serbia nuk është e gatshme e as e aftë që të hyjë në luftë me NATO-n.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"