Prezenca e Vuçiqit në samitin e Tiranës për luftën në Ukrainë e dëshmoi qartë pozicionimin kriminal të Serbisë në lidhje me Rusinë

Prezenca e Vuçiqit në samitin e Tiranës për luftën në Ukrainë e dëshmoi qartë pozicionimin kriminal të Serbisë në lidhje me Rusinë
Prezenca e Vuçiqit në samitin e Tiranës për luftën në Ukrainë e dëshmoi qartë pozicionimin kriminal të Serbisë në lidhje me Rusinë

Gjon keka

  • 29 February 2024 - 21:10

Shkruan: ANALISTI- Gjon Keka

 

Samiti i Tiranës mbi luftën në Ukrainë ishte në fakt një samit i rëndësishme që përçojë mesazhet të qarta te të gjithë e sidomos për vendet e Evropës Juglindore që të jenë më vigjilente dhe të ruajnë paqen e lirinë, dhe të jenë të gatshme për mbrojtjen e vetes dhe të rajonit nga ndikimi që mund të sjell lufta në Ukrainë.

 

Deri më tani kemi parë samite në vendet e Unionit Evropian, tani me samitin e Tiranës edhe Evropa Juglindore ngadalë po i bashkohet zërit të përbashkët të botës demokratike perëndimore e të lirë në dënimin e luftës në Ukrainë dhe të vendosjes së sanksioneve në mënyrë harmonike me ShBA dhe vendet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Nga deklarata e nxjerrë nga samiti i Tiranës të të gjithë liderëve pjesëmarrës nënvizohet qartë se sa e rëndësishme është që bota demokratike perëndimore dhe Evropa të bashkojë forcat dhe të veproj unike në këtë drejtim, po ashtu u potencua aty se asnjë vend sado që të jetë i lirë, demokratik e i mbrojtur ,nuk duhet të neglizhojë apetitet për destabilizim sidomos nga satelitët e Rusisë në rajonin e Evropës juglindore apo Ballkanit. Thirrja aty se Evropa duhet të qëndroj e bashkuar , është thirrje edhe për Serbinë, edhe për vendet tjera që ende nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë në lidhje me agresionin e saj ndaj Ukrainës. Pjesëmarrja e presidentit serb aty ishte vetëm sa për të dal në foto, dhe sa për të treguar edhe një herë dy fytyrat e politikës serbe. Natën ajo i betohet Rusisë së do të qëndroj në prehrin e saj,ndërsa ditën i afrohet Evropës dhe vendeve tjera si një Serbi gjoja që i mbështet vlerat e përbashkëta dhe synimet e Evropës në lidhje më luftën në Ukrainë si dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit sidomos në Evropën Juglindore. Kriza globale në lidhje me luftën në Ukrainë dhe luftërat tjera e kanë bërë botën të pasigurt ,dhe ajo tani është futur në kaosin e shtyrjes se cila nga vendet në botë i ka armët më të sofistikuar dhe se si do të arrihet një zgjidhje deri te ndarja e sferave të interesit ndërkombëtare dhe të vendosjes së rendit të ri botëror. Në vend se bota të punojë bashkërisht në ruajtjen e qenies, humanizmit dhe të paqes e lirisë ajo po shkon gjithnjë e më shumë në drejtim të ndarjeve dhe të krizave që prodhojnë edhe zgjidhje të dhimbshme për të gjithë dhe në një situatë si kjo e konkurrencës së madhe të armëve të sofistikuar nuk pritet që kompromisi të arrihet në një afat të shkurtër deri në një marrëveshje ndërkombëtare të paqes dhe të rikthimit të botës në një normalitet. Një marrëveshje ndërkombëtar nëse realizohet në lidhje me luftën në Ukrainë ajo sigurisht do të arrihej në kuadër të një konference ndërkombëtare ndoshta diku kah vjeshta e këtij viti ose fillimi i vitit 2025. Sidoqoftë ajo që duhet të bëjnë vendet e Evropës juglindore ,në këtë rast Kosova është që të jetë vigjilente ,të ruaj miqësinë me ShBA dhe vendet tjera mike evropiane, të forcohet ,të punojë tepër ngushtë me NATO-KFOR ashtu që të mos lejojë që të futen duart e huaja të destabilitetit brenda saj dhe të shkaktojnë turbullime deri në konflikt që mund t'i konvenojë politikës ruso-serbe dhe kështu edhe rajon të përfshihet apo të bëhet pjesë e krizës globale. Prandaj edhe pjesëmarrja e presidentes dhe mesazhet e saj që ajo dha aty janë në shërbim të paqes ,lirisë dhe të mbështetjes në përpjekjet e përbashkëta të të gjithë vendeve të Evropës që bazohen dhe kanë vlerat e përbashkëta të lirisë ,demokracisë dhe të paqes e respektit reciprok.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".