Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili e goditi me sëpatë në kokë 26-vjeçarin

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 15:58
Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili e goditi me sëpatë në kokë 26-vjeçarin

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me sëpatë në kokë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

I dyshuari është Iber Ibraj, 40-vjeçar.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’, ku Ibraj dyshohet se sulmoi 26-vjeçarin me sëpatë në kokë.

Viktima ka pësuar lëndime serioze dhe ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal në Pejë, por për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, ai është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.

(Kosova Sot Online)