Deklaratat e pamatura të diplomatëve Hill, Escobar dhe Grenell, dëmtojnë interesin strategjik të SHBA-ve, NATO-s dhe të Kosovës

Deklaratat e pamatura të diplomatëve Hill, Escobar dhe Grenell, dëmtojnë interesin strategjik të SHBA-ve, NATO-s dhe të Kosovës
Deklaratat e pamatura të diplomatëve Hill, Escobar dhe Grenell, dëmtojnë interesin strategjik të SHBA-ve, NATO-s dhe të Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 01 April 2024 - 16:34

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Deklaratat e pamatura të disa zyrtarëve amerikan, siç janë ato të ambasadorit të SHBA- së në Serbi Kristofer Hill, po e dëmtojnë shumë seriozisht interesin e shtetëror të tyre dhe historinë e lavdishme të SHBA- së dhe NATO s. Pothuajse njëjtë po vepron edhe Eskobar, pore ky në disa aspekte që lidhen me dialogun. E kam fjalën për deklaratat miope të Hillit për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë që u përsëriten me vite, ku Hill vetëm që nuk u përul para Vuçiqit për ti kërkuar falje për aktin me human në Historinë e njerëzimit që bëri NATO dhe ShBA- të, pra ndaljen e gjenocidit Serb.

 

Po i kthehem kësaj teme, sepse pikërisht kjo pra, qasja përulëse e Hillit ndaj Vuçiqit solli tendencën e Rusisë për ta sjellë atë temë në këshillin e sigurimit të OKB-së për ta dënuar NATO-n. Po përse befasoheni me qëndrimet e Serbisë e Rusisë, kur vetë ambasadori juaj e njollos historinë amerikane e evropiane duke hedhur në mbeturina aktin më sublim në histori. Ky ambasador që po shkarravit me fjalët e një individi që është ose në moment ose delirium, e konsideroj Kosovën më larg se Serbinë në raport me NATO-n. Pra njëjtë sikur të thoshte Rusia është më afër së Ukraina me NATO-n.

 

Edhe z Eskobar, foli zi e terr kundër Kryeministrit Kurti, sikur ky të ishte në luftë me Amerikën, madje duke gënjyer hapur se Kurti qenka në konflikt me të gjithë, duke e përfshirë këtu edhe Gjermaninë e Britaninë e Madhe, dhe se i bënte avokatin Vuçiqit duke thënë që Kosova duhet të plotësoj edhe dy kushte para se të anëtarësohet në KE. Këto të dyja u detyrua ti tërheq ose ju mohuan.

 

Në intervistën tjetër pas dy ditë z Eskobar, u detyrua të tërhiqet nga sjellja e një rrebeli diktator që manipulon opinionin ashtu si Grenelli dikur, dhe herën e dytë nuk e përmendi Britaninë e Madhe kur përmendi raportet e Kurtit me ndërkombëtarët, sepse ata në siguri i thanë, zotëri mos fol në emër tonin. Këtij përfaqësuesi ja hodhi fjalët në mbeturinë edhe Bakojanis dhe KE që votoi njëzëri për fillimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në KE por edhe NATO ja i hodhi në mbeturina fjalët e amb. Hill për NATO- n duke e pranuar Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATOS, kjo si për inati të Hillit. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë doli publikisht kundër deklaratës së Hillit se Serbi na qenka me afër NATO-s së Kosova.

 

Ai tha, nuk me pëlqejnë krahasimet, por Kosova është partnere e NATO-s po e parafrazoj Ambasadorin Hovenier. Mbeta pa e komentuar deklaratën e Eskobar për Kurtin dhe fqinjët; Po zotëri Eskobar, Kurti është kundër të gjithë atyre që janë të lidhur me kundërshtarët e demokracisë, me korrupsionin, me krimin e organizuar, me pushtetarët në Beograd e me rrjetin kriminal në tërë Ballkanin i cili rrjet zgjerohet në disa vende të Evropës e shkon deri në shtetin tuaj fatkeqësisht.

 

Në çdo rast, Kurti nuk është vetëm, sepse forcat perëndimore janë shumë më të forta se forcat anti perëndimore të kriminalizuara që nga SHBA- të e deri në Evropë e Ballkan, së këndejmi besoj në fitoren e politikës së Kurtit sepse besoj në fitoren e politikës së pastër të perëndimit, përjashto këtu ata që veç me emër e funksione janë perëndim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".