SHBA dhe KFOR janë garantuesit e fuqishëm të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon

SHBA dhe KFOR janë garantuesit e fuqishëm të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon
SHBA dhe KFOR janë garantuesit e fuqishëm të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon

Gjon Keka

  • 01 April 2024 - 16:31

Shkruan:ANALISTI-Gjona Keka

Sa të jenë ShBA ,NATO/KFOR në Kosovë nuk do të ketë ndonjë kërcënim për Kosovën, sepse ato janë garancia dhe siguria e stabilitetit dhe të paqes e demokracisë në Kosovë. Kushdo që tenton të ndërmarrë ndonjë aventurë të ndonjë konflikti apo lufte në këtë pjesë duhet t'i bëjë llogaritë mirë se me kë do të përballet, në këtë rast në Kosovë janë ShBA ,NATO/KFOR të cilat nuk lejojnë askënd të destabilizojë pa ndërhy në territorin e Kosovës për aq sa ata të jenë garantuesi kryesore i sigurisë në këtë vend dhe rajonin tonë.

 

Ata që flasin për luftën për konfliktet se si të ndezin zjarrin ,tregon se ata ende nuk kanë mësuar nga historia. Një ndezje e fitilit apo konfliktit në një pjesë do të ndezje e gjithë rajonit ,sepse lëkundet stabiliteti dhe prishet paqja dhe dinamika në të cilën janë vendet dhe kanë arrit deri në këtë kohë dhe proceset e sfidat që kanë përpara për ta ruajtur paqen dhe forcuar demokracinë si dhe përkushtimit dhe punës së madhe drejtë proceseve të integrimit në institucionet euroatlantike. As ata që flasin për rreziqe ,as ata që flasin për luftë e konflikte si në Kosovë si në rajon, duhet ta kuptojnë se në Kosovë është ShBA dhe NATO/KFOR dhe ajo është e vetmja që mund të tregojë saktë për shkallën e rrezikut ,për duart të huaja që mund ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën ,por edhe gjithë rajonin.

 

Pra më saktësisht vetë ambasadori i ShBA në Kosovë shkëlqesia e tij Hovenier ka nënvizuar saktë kur ka thënë se : qytetarët e Kosovës duhet të mos shqetësohen për sigurinë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia ,sa të jetë NATO/KFOR dhe ShBA ,sepse pikërisht këto janë ata që e ruajnë vendin tonë dhe mbrojnë nga rreziqet e jashtme.

 

Jo rastësisht është NATO/KFOR në Kosovë ,prandaj edhe Serbia edhe kushdo tjetër e dinë mjaftë mirë se nuk mund të nis një luftë apo konflikt me Kosovën sepse një ndezje tillë do të thoshte përballja e saj me NATO/KFOR, dhe një përballje e tillë me atë do të ishte fatale për vetë Serbinë. Kosova nuk ka kapacitete ta mbrojë veten, sado që Ushtria e jonë e Kosovës ka arrit të forcohet falë ndihmës së ShBA , NATO/KFOR dhe vendeve mike evropiane, prapë Kosova nuk mund të mbrohet dhe të ruaj sovranitetin ,lirinë dhe paqen pa ndihmën e ShBA ,NATO/KFOR dhe vendeve mike evropiane. Vetëm ndonjë iluzionist apo ndonjë që është mësuar me pa ëndrra mund të thotë se Kosova mund e vetme ta mbrojë veten , kjo do të ishte një vetëm fjalë goje ,në vepër realiteti do të ishte krejt ndryshe, kjo dihet.

 

Pa ndihmën dhe mbështetjen e ShBA ,KFOR dhe vendet tjera mike Kosova nuk do të mund të mbrohej e vetme nga ndonjë konflikt apo luftë. është e rëndësishme dhe më fat që Kosova ka brenda ShBA ;NATO-n dhe vendet mike evropiane ngase vetëm kjo e mbanë të sigurt anijen e Kosovës përballë stuhive të këtij shekulli. Faleminderit qiellit e Zotit që është në Kosovë ShBA ,KFOR dhe vendet mike të cilët e ndihmojnë dhe mbështesin popullin dhe institucionet e shtetit të Kosovës dhe ruajnë paqen ,stabilitetin dhe lirinë,vetëm kështu Kosova si shtet do të jetë e sigurt dhe e mbrojtur nga çdo rrezik i jashtëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".