Politikani i moderuar serb, Bogdanoviq, me goditje të rëndë vdekjeprurëse kundër Vuçiq

Politikani i moderuar serb, Bogdanoviq, me goditje të rëndë vdekjeprurëse kundër Vuçiq
Politikani i moderuar serb, Bogdanoviq, me goditje të rëndë vdekjeprurëse kundër Vuçiq

Blerim Burjani

  • 23 May 2024 - 17:36

Shkruan: Analisti-Blerim Burjani

Perëndimi mundë të ketë gabuar me politikën kundrejt Kosovës ,këtë do ta kuptojnë më vonë se Serbia nuk preferon perëndimin por as Rusinë, deri në fund, por preferon ekonomin dhe apetitet për Bosnjën dhe Kosovën. Se Serbisë nuk i konvenon paqja ne regjion asnjëherë, kjo është politike ruse, që i konvenon edhe Serbisë. Andaj se kur do ta kuptoj këtë perëndimi nuk dihet, por se pasojat janë vonimi i Kosovës në integrimet evropiane, por edhe i shteteve tjera në Ballkan.

 

Akuzat direkt të politikanit serb Milan Bogdanoviq, kundër treshes së qeveritarëve në Serbi për organizimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, janë vetëm edhe një argument plus për përgjegjësin që duhet të kërkohet edhe nga ndërkombëtaret nga treshja Vuçiq, Vulin e Vojsilloviq, pasi që sipas Bogdanoviqit, Milan Radoiçiqi ishte vetëm ekzekutues i planit dhe aksionit terrorist. Ndërkombëtarët, pra diplomacia amerikane dhe evropiane, vazhdimisht është duke u informuar me detaje të reja rreth skenarit të sulmit terroristë kundërt kundër Kosovës në fshatin Banjskë. Sido që të jetë, faktori ndërkombëtar akoma nuk ka treguar shenja të qarta sipas të cilave kjo treshe të cilën e përmend Bogdanoviq do të futej në një listë të përbashkët ndëshkuese e sanksionuese, të izoluar nga bota perëndimore, shtetet demokratike.

 

Kjo që thotë Bogdanoviç mund të jetë skenar real që perëndimi hesht akoma për mos prishjen e politikës ndërkombëtar ndaj Serbisë. Mos pranimi publik i perëndimorëve i faktit se Serbia sulmoj Kosovën bëri që në një mënyrë të mbijetoj ëndrra perëndimore se Serbia do të ndahet nga rruga e Rusisë. Perëndimi mundë të ketë gabuar me politikën kundrejt Kosovës ,këtë do ta kuptojnë më vone se Serbia nuk preferon perëndimin por as Rusinë, deri në fund, por preferon ekonomin dhe apetitet për Bosnjën dhe Kosovën. Për atë pse Serbisë nuk i konvenon paqja ne regjion asnjëherë, kjo është politike ruse, që i konvenon edhe Serbisë. Andaj se kur do ta kuptoj këtë perëndimi nuk dihet, por se pasojat janë vonimi i Kosovës në integrimet evropiane, por edhe i shteteve tjera në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".