Qeveria dhe Presidenca të mos shantazhohen para presionit për asociacionin, që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Qeveria dhe Presidenca të mos shantazhohen para presionit për asociacionin, që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Qeveria dhe Presidenca të mos shantazhohen para presionit për asociacionin, që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Dardan Grapci

  • 23 May 2024 - 17:39

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri duhet të vazhdojnë të jenë konsistent, që mos ta aprovojnë dhe mos e zbatojnë asociacionin, ashtu siç po insistohet nga Serbia dhe disa shtete që e mbështesin atë, sepse me aprovimin e saj brenda Kosovës do të ekzistoje edhe një shtet tjetër me ndarje tjetër etnike, që do të thotë 2 shtete brenda 1 shteti.

 

BE-ja duhet të vendos a e dëshiron Kosovën në KiE apo jo, sepse me këto kushte që po ja qesin Kosovës mendoj që as nuk janë të interesuar ta kenë Kosovën si anëtare të familjes evropiane, ku edhe e ka vendin si shtet i pa varur dhe sovran. Unë them më mirë me qenë jashtë KiE-s dhe pa probleme, se sa me KiE-n dhe me probleme nga mafia e Serbisë, ose duhet të pranohet plani FRANKO-GJERMAN. Ndryshe me këto kushte që po ja qet BE-ja Kosovës, Kosova vetëm sa do i bëj dëm vetes edhe më shumë. Derisa po vazhdohet me kushtëzime ndaj Kosovës, është e pritshme që do të ketë rrezik që edhe anëtarësimi i Kosovës në Ki E ta përjeton fatin e njëjtë të vonesës, të ngjashëm me liberalizimin e vizave, proces i cili u vonuar për shkak të kundërshtimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kurse tani rastin tek anëtarësimi në KiE e kemi të ndërlidhur direkt me kushtëzimin që vjen për Asociacionin.

 

Pas dështimit për të qenë në rend ditë anëtarësimi I Kosovës në KiE në takimin e Komitetit të Ministrave të 17 majit, Kosova tash po provon të riniset drejt anëtarësimit në KiE me një draft-statut të saj për Asociacionin, i cili do të hartohet ekskluzivisht nga ekspertët vendor dhe bazuar në ligjet e Kushtetutën e Kosovës. Ajo që duhet të ketë kujdes Qeveria me ekspertët, është se çkado që ofrohet për komunat me shumicë serbe, nuk duhet të jetë më shumë se një lloj OJQ-je, model I ngjashëm me asociacionin ekzistues, por me një zgjerim fushëveprimi që nuk bije ndesh me autorizimit dhe kufizimet e pushtetit qendror, që ju referohet vetëm fushave specifike te administrimit lokal komunal. Edhe Historiani dhe eksperti i Ballkanit, Konrad Cleëing e ka parë si gabim serioz mos veprimin me kohë nga ana e Qeverisë së Kosovës për ta ofruar draftin e saj për Asociacio9nin dhe dërguar atë në Kushtetuese, por duke shpresuar se aleatët evropian do të vazhdojnë ta mbështesin atë për anëtarësim në KiE për shkak të atmosferës dhe klimës negative ndaj Serbisë që është krijuar për shkak të raporteve të afërte me Rusinë dhe mos vendosjen e sanksioneve për luftën në Ukrainë.

 

Pra eksperti për Ballkanin Konrad Cleving thotë se Kosova bëri shumë gabime. Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë të Kosovës, duke parë politikën serbe, do të hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit. Mirëpo nuk është ky gabimi i vetëm. Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ai me të drejtë ka konstatuar se të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo pra u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajçak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Edhe parakushti për të paraqitur planin e Lajçakut pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë dhe nuk mundë të pranohet. Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo me siguri që mund të ishte shmangur. Pra derisa duhet të niset një proces i ri, Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes se çfarë po ofron për modelin e asociacionit. Nuk duhet të rrezikohet me asnjë element funksionimi normal unitar i shtetit në emër të Asociacionit i cili paraqet pushtet paralel me qeverinë qendrore dhe dikasteret tjera qeveritare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".