
Listat për deputet plot dobësi e mungesa


Gani Asllani
Shkruan: Dr Gani N. Asllani
Shpallja e listave për deputet përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës shuajti kërshërine (nese ka egzistuar gjëkundi) qytetare se kush jan personat që mëtojnë të votohen nga populli e më pastaj të marrin pozitat bartëse të institucioneve shtetërore.
Me tu hedhur një sy verehet ajo që është për keqardhje se në të gjitha listat e partive dhe koalicioneve dominojnë emra njerzish që jan neper listat zgjedhore qysh nga zgjedhjet e para të pas çlirimit, dhe se në aktivitetet e tyre nuk njihen për suksese në punë apo ndonjë të arritur kush e di se çfar, duke mbytur kështu mundesinë e depertimit të figurave të reja me ide dobiprurëse për vendin dhe shoqërinë. Këtë dukuri si shqetësim të madh e quan politikologu britanik Simon Hix kur shprehet "mbetja e paraqitja e njerzve të njëjtë si perfaqesues tē partive në zgjedhje tregon se ato (partitë) nuk kan mësuar nga porositë e zgjedhësve kur jan kerkuar që të zgjedhurit e popullit të përparojnë reforma, zhvillime dhe mirëpunë për votuesit e tyre".
Dobësia e dytë e vërejtur është numri i ulët i ekspertëve të fushave të ndryshme nëpër lista. Hyrja e këngëtarëve, aktorëve, bijve të etërve apo mëmave me emër e nam në popull, madje edhe fituesit të BB VIP Kosova në listë është orvatje e partive për të grumbulluar votat rreth emrit të atyre personave më shum se sa perpjekje për qasje të problemeve që ata/ato individ mund të zgjidhin. Mos harrojmë se jo si Kina me 2977 por se veq 100 deputet jan Shqipëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj dhe nduar-ndurshmeria e të zgjedhurve duhet ti pershtatet edhe kohës edhe institucionit. Është absurde që në listen për deputet të ket persona që nuk kan ende sot adres imeli dhe nuk e kuptojn shprehjen "fjalëkalim" siq u prezantuan para dy ditesh disa individ në një debat televiziv në një nga TV studiot e Kosovës. Bota ka shpikur intelexhencen artificiale kurse njerzit që duan të perfaqesojnë popullin e Republikës së Kosovës kan mbetur ende në kohen e qerres me kuaj dhe dërrasave të zeza në shkolla.
Shqetësim tjeter i cili vërehet dukshem nëpër lista është edhe perfaqsimi jo proporcional i disa komunave në raport me komunat tjera, sepse kjo lojë paraqitet gjithnjë kur një komunë e vogël qon disa deputet kurse një tjeter më e madhe nxjerr 1 ose dy deputet në Kuvendin e Shtetit. Këtu faj ka edhe sistemi zgjedhorë që zbatohet në Kosovë ku rajonet anashkalohen në favor të numrit të votave të grumbulluara.
Po ashtu, po thuaj se as një listë zgjedhore nuk ka nxjerr kandidat për deputet nga komunat veriore të vendit kur nevoja për zërin e tyre në trupin ligjbërës të shtetit nuk ka qenë kurr më e madhe. Dhe në të njëjten linjë hyrja në listat e deputetëve të njerzve që jetojnë jasht vëndit e që përfaqesimin e tyre do ta benin dy her në vit sa për të mar rrogat, nuk mund ta arsyetoj askush.
Shqetësim mbetet po ashtu mosha e plakur e kandidatëve në lista që nuk mund të reflektojnë në nevojat e rinisë nisur nga shkollimi adekuat, punësimi i duhur e i dinjitetshëm, argëtimi si pjesë e kënaqësisë së përgjithshme njerzore dhe mbi të gjitha mbajtja e rinisë në atëdhe.
Vëndi ka nevojë për ide të reja, njerëz të ri që vetmohimin e quajn si sakrificë për të miren e tyre, familjes së tyre dhe shtetit ku jetojnë, nese partitë politike nuk kan mbledhur mend koha është që votuesi ti mësoj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".