Është koha për ta thyer akullin dhe të krijohen institucionet sa më parë

Është koha për ta thyer akullin dhe të krijohen institucionet sa më parë
  • 21 August 2025 - 14:59

Nga Gjon Keka

Kosova po e përfundon muajin Gusht dhe ende nuk janë konstituuara kuvendi dhe themeluar qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e fundit. Kjo tregon se Kosova ka hyrë një një tunel pa llambën e nevojshme për të dal nga ka tunel dhe për të parë të ardhmen dhe dritën e zgjidhjes së këtij problemi. Hyrja në këtë tunel nuk ka ardhë si rezultat i mos pasjes së një marrëveshje paraparrake për ndonjë koalicion qeverisës ,dhe sikur dihet koalicionet bëhen ndëmrjet partivë që kanë arritur t''i shembin muret që ia kanë vendos njëra tjetrës. Si në të gjitha vendet edhe Kosova si shtet dhe shoqëri duhet të mësoj të bëjë kompromise për të arritë mbajtjen e shtetit në shinat e tij dhe ruajtje së institucioneve të domosdoshme për të lëvizur rrotat e shtetit përpara.

Aktëvendimi i gjykatës kushtetutuese i dha hapësirë të mjaftueshme plus pas gjithë atyre dështimeve të mëparshme që kuvendi të arrijë të bëjë një zgjidhje apo të mund të dalë nga tuneli që është futur dhe se dalja sigurisht që kërkon gjetjen e një llambe të përbashkët të të gjithë partive që kanë fitura të drejtën të zënë vende në kuvendin e Kosovës.

Kjo llamb në mënyrë simbolike do të thotë që tek të gjithë të zgjohet vetëdija jo vetëm politike, por edhe si qytetar dhe përfaqësues të popullit që të ulen sinqerisht të gjithë dhe ngadal e t'i heqin muret me duart e tyre që i kanë krijuar për të bllokuar daljen nga ky tunel i panevojshëm ,sepse ora po ecën e Kosova ka mbetë duke u marrë me numërime të seancave që nuk prodhojnë asnjë rezultat për të dal në rrugën e ecjes drejtë krijimit të kuvendit dhe qeverisë.

Duke e ditur se gjykata kushtetuese është institucioni më i lartë i shtetit të Kosovës ,aktvendimet e saj duhet të respektohen nga të gjitha palët, prandaj për të mos krijuar një akullnaj brenda rrugës së krijimit të institucioneve të reja është e rëndësishme të gjithë akterët të punojnë bashkë në daljen nga kjo lojë e pahijshme e përplasjes së pasioneve politike për të mos bërë zgjidhjen e duhur në të mirë të vendit dhe shtetit të Kosoëvs dhe të ardhmes së tij.

Nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve plus që i është dhënë afat partive të krijojn institucionet nuk thyhet ky akull ,dhe nuk dilet nga ky tunel ,atëherë sipas asaj që shihet edhe nga aktvendimi nuk mund të ketë tjetër afat pos që pas 30 ditëve të shkohet sërish në zgjedhje te reja.Sepse asnjë hapësirë tjetër nuk ekziston që nëse shterret afati sërish 30 ditësh që vendi të vazhdoj cirkun e njëjtë ,por që në bazë të aktëvendimit nëse lexohet si duhet tregon se pas kësaj mund të krijohet rruga drejtë zgjedhjeve të reja. Kjo tregon se gjykata kushtetuese nuk e ka shkopin magjik me ia zgjidh të gjitha problemet dhe lojërat politike e parlamentare partive e shoqërisë. Edhe pse shkuarja sërish në zgjedhje nuk do të nënkuptonte zgjidhjen e kësaj matematike e loje politike dhe të gjitha problemeve ,sërish nëse nuk konstitituohet kuvendi dhe qeveria ,atëherë nuk ka tjetër rrugëdalje pos hyrja në rrugën e zgjedhje që do të duhet paraparakisht të bëheshin koalicionet për të mos e përsëritur të njëjtin avaz në kuvend.

Koha po ecën ,bota po vendos këmbët e saj në tokën e re të rendit të ri ndërkombëëtar dhe Europa po përpiqet të ripozocionohet në këtë rend ,por Kosova ka mbetë ende duke u marrë me lojën parlamentare të seancave që nuk prodhojnë rezultat.

Shpresoj që të gjithë t'i hapin mendjet dhe sytë dhe nga nesër të mendohet se si të ecet përpara drejtë themelimit të institucioneve dhe të hyjë Kosova në dinamikën për të arritë afatet e saj në procesin e integrimeve euroatlantike deri në vitin 2030 ose 2033.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".