
Lexoni edhe:
‘Kosova Sot Online’ ka ruajtur gjithmonë standarde të larta të profesionalizmit, duke ofruar informacione të sakta
Shkruan: ANALISTI-Prof.dr Eshref Ymeri
Në këndvështrimin tim, “Kosova Sot” është një nga portalet që zë kryet e vendit ndër mjetet e informimit masiv të mbarë kombit shqiptar. Mendoj se kulmi i suksesit të saj është periudha e viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur fatet e popullit dardan u vunë në teh të briskut për shkak të agresionit të Serbisë fashiste. Ajo ishte periudha e provës së madhe të mbarë popullit dardan, të cilën ai, duke ndjekur rrugën e pararendësve të shquar të nacionalizmit shqiptar, nxori nga gjiri i vet Ushtrinë Çlirimtare të Dardanisë, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me aviacionin e NATO-s, e hoqi qafe një herë e mirë kolerën fashiste serbe.
-Në krahasim me mediat e tjera, “Kosova Sot” dallohet për vërtetësinë e informacionit që i jep publikut. Ajo ka ndjekur rrugën e një medieje të tillë, e cila gjithmonë është bazuar në burime të mirëverifikuara, për të mos e vënë kurrë masën e lexuesve para dilemave çorientuese.
Për të qenë shembull në gazetari, standardin e lartë profesional “Kosova Sot” e ka arritur me përgatitjen e drejtuesit dhe të krejt stafit të saj, të cilët dallohen për horizontin e gjerë kulturor, larg ndikimeve të ngushta partiake, çka kërkon guxim dhe vendosmëri shembullore.
Ajo çka bie më shumë në sy në faqet e portalit “Kosova Sot” është demaskimi që ai i ka bërë tradhtisë së partisë Thaçiëste, e cila, në bashkëpunim me Isa Mustafën, e ka dëmtuar autoritetin e Republikës së Dardanisë me lëshimet që i kanë bërë Serbisë fashiste, lëshime këto që u kanë lënë fushë të lirë veprimi mercenarëve të Beogradit, si Boreli, Eskobari, Grenelli, Lajçaku etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".