Logjika komuniste e të menduarit dhe hapja e dosjeve politike
Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Shihet se Kosova ende po dominohet nga strukturat post komuniste jugosllave .Kjo bëhët e qartë edhe nga biografitë përsonale dhe familjare të një numri njerëzish edhe në politikë dhe figura tjera publike .Këto struktura janë bërë pengesë e madhe të ecjes tonë përpara.Këta janë pykë nën rrota për Kosovën.Dhe, është më se e domosdoshme hapja e dosjeve politike , që të dihët së kush edhe meriton të jetë bartës i funksioneve drejtuese të shtetit dhe në sistemet të tjera.Lufta për liri ishte e rëndësishme edhe për faktin që të lirohemi nga këto struktuara dhe të largohemi nga sistemi i urryer komunist .
Largimi i forcave policore ushtarake serbe ishte akti sublim historic , që na mundësoj formimin e shtetit sovran dhe të pavarur.Dhe , për të ruajtur dinjitetetin dhe vlerat tona kombëtare , po ashtu duhet të bëhët hapja e dosjeve në mënyrë që të largohen nga jeta shoqërore dhe politike të gjithë mbeturinat e sistemit komunist.E kam thënë edhe më parë së hapja e dosjeve është kusht për inkuadrimin e Kosovës në srukturat e BE-së. Këtë proces politik e kan kryer tashmë edhe shumë shtete të rajonit.Kosova duhet të ndërtohet mbi lirinë e mendimit dhe të fjalës , si dhe mbi të drejtën për të jetuar në përputhje më kulturën dhe besimet e veta.Me njerëz më logjikë projugosllave , nuk mund të forcohet pavarësia , demokracia dhe orjentimi perëndimor i Kosovës.Promovimi i mendimit autoritar që po praktikohet ende po shkaktojnë tensione të pa nevojshme politike .Gjithë kjo thyerje politike në dëm të vendit duhet shikuar edhe nga ky prizem.Po minohet përparimi i Kosovës si mbrenda ashtu edhe për tu inkuadruar ne BE. Askush nuk ka monopol mbi të vërtetën, as të individi , as të partia dhe as të shteti.E vërteta arrihet përmes dialogut, argumentimit dhe përballjës se pikëpamjeve .Çdo ideologji që nuk lejon kritikën e ka burgosur veten në një gënjeshter .Komunizmi nuk ofron asgjë më shumë veq një diktaturë të keqe-diktatura e një ideje.Kushdo që i drejtohet shkencës duhet të ketë guximin të përballet me argumente dhe fakte që shkojnë kundër bindjeve të tij. Çdo gjë tjetër është dogmë…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
