E kujt është diaspora?

E kujt është diaspora?
E kujt është diaspora?

Gani Asllani

  • 13 January 2026 - 13:54

Nga Dr Gani N Asllani

Mbarimin e zgjedhjeve për kuvendin e Republikës së Kosovës disa grupime politike e priten me tërbim e përsiatje të pa denja çoft për individet çoft për vet grupimet politike që perfaqesojnë. Për deri sa Levizja Vetëvendosje doli fitues i çartë politik, grupimet e tjera politike mbeten të çorientuara në mjegullnajen e vetkrijuar përpara zgjedhjeve kurse tani duke mos parë realitetin në sy, perpiqen të gjëjnë fajtorët e dëmit që e krijuan vet. As njëra nga partitë politike nuk ka paraqitur program serioz para-zgjedhorë që të terheq votuesin drejt ideve të tyre. Duke u mjaftuar me sharje nga më të llahtashmet, kryesisht të bazuara në inate personale 'pse ky është minister e un jo', ato u perpoqen të ftojn votuesit e tyre tradicional duke u mbrshtetur në atë që teoria bashkëkohore politike e njeh si "efekti i turmës" [the crowd effect]. 

Kështu figura të PDK-së turr e vrap ia mësyn Holandës për tu fotografuar përpara dyerve të Dhomave të specializuara të Gjykatës së Hages ku po mbahen ish figura udhëheqëse të UÇK-së, më vonë bartës të pozitave të larta shtetërore. Kjo perpjekje e deshpruar që nuk i solli fitoren e të qenit i pari me numër deputetësh pas zgjedhjeve, me gjith atë doli të ishte me ndikim edhe pse të kufizuar ngase mbajti këtë parti si forcen e dytë politike. Programi politik nderkaq, perfshirë edhe kryetarin e zgjedhur me nxitim përpara zgjedhjeve kishin mungesa të theksuara, e para në hollësira ndaj çasjes institucionale dhe i dyti në mungesa të theksuara ideore, paraqitje e mefsht publike dhe riperseritje të refreneve të vjetra politike që s'jan të denja as për telat e sharkisë së ndonjë rapsodi në Malësinë e Llapit. 

Në LDK nga ana tjeter, një kor i prishur që vetkënaqeshin me paraqitjet televizive në studio me të ashtu quajturit analista që duan ti shesin mend gjith botës, u binden se ata do të ishin fitimtarët pikerisht nga analistet që ofronin 'sondazhi' paqavure të bëra sipas deshires.  Në LDK sjellja shum përqarëse e kryetarit dhe nënkryetares si ndaj popullatës në përgjithësi e veqanarisht ndaj votuesve të tyre solli në debaklin katastrofik në kutitë e votimit, me gjith se ata u binden se do fitonin zgjedhjet sepse Uk Rugova hyri në listen për deputet. Mjerisht, në këtë parti nuk jan në gjendje ta kuptojnë se vardisja te varri i Ibrahim Rugovës dhe thurja e lavdeve shekspirjane për të ndjerin nuk sjell më vota në Kosovë, ngase koha ka ndryshuar dhe bota ka ecur përpara. Sa për ilustrim, në zgjedhjet e Pranverës 2014, partia e kongresit në Indi udhëhequr nga ideja e perveqimit të ish udhëheqësit të tyre dhe të Indis Mahatma Ghandi, pësoj humbje stratosferike prej të ciles nuk po mëkëmben dot. Edhe atje votuesit e ndeshkuan partinë pikerisht se perdoren emrin e Ghandi-t dhe idetë e tija post koloniale duke kujtuar se votuesit do të votojnë së prapthi thuaj se ka ndalur ora e historisë. Koha që ecën kerkon ide dobiprurëse e përparimtare.

Në AAK e cila po lufton për ekzistence politike, deshprim që u manifestua me propozimet për rroga mujore mesatare mbi 1500€ ku buxheti i shtetit nuk siguron shuma të tilla as për gjysmen e vitit, perqendrimi i tyre në shtratin e vet votues në kater-kendeshin Pejë, Klinë, Deçan, Gjakovë doli të ishte varka që i shpetoj nga mbytja, dhe me gjith se përpos Deçanit askund tjeter nuk dolen parti e parë, me gjith atë kjo sjeje mendje mbledhur u siguroj perfaqesim minimal në Kuvend, për të mos u defaktorizuar e mbetur në margjinat e perfaqesimit nē pushtetin vendorë si NISMA SOCIALDEMOKRATE për shembull. 

Tani që zgjedhjet mbaruan e rezultati dihet, në vend që të ulen për ta studjuar humbjen dhe pasojat e sajë, partitë humbëse të yshtura nga analistet gjak-prishur, kan gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve sipas tyre, e që është diaspora. Por sa është kjo e vërtetë?! Trupi votues jasht Kosovës mbështet të gjitha partitë politike. Kjo u pa edhe me votat që në KQZ arriten nga misionet diplomatike të Kosovës. 

Diaspora Shqipëtare është ende gjenerata e parë me pasues të tyre që me gjith se kan lindur jasht Kosovës mbahen fort pas vendlindjes së prindërve, rrjedhimisht deshira për permiresim dhe perparim të Kosovës është shum e theksuar mes tyre. 

Diaspora Shqipëtare, si çdo diasporë tjeter ka mes tyre nga ata që jetojnë me ndihmat sociale në shtetin pritës por ka edhe djem që luajn për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë, ka mjek, profesor, avoketër, shofer autobus, etj por madje edhe këngëtarë me nam siq ka edhe Kosova. Prandaj shenjëzimi i diaspores si "burimi i së keqes" është shpirtligësi që trupi ia bën shpirtit të vet. Kjo është sikur dikush të fajsoj fqinjin e vet pse i pikon çatia e vet nga mbrenda. 

Që të kuptohemi, tani është deshmuar se zgjedhjet nuk i ka fituar Levizja Vetëvendosje por i kan humbur pa-aftësitë e shumta të përafërta me sjellje qamarroke të partive opozitare që nuk paraqiten as edhe një alternative të pranueshme para zgjedhjeve, përpos zhurmes dhe premtimeve të pa realizueshme të denja për përrallat e Ezopit. Mblidhni mendjen e mos krijoni ndarje nga pa-aftësitë tuaja. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".