Kur zilia vishet si 'liri' e shprehjes

Kur zilia vishet si 'liri' e shprehjes
Kur zilia vishet si 'liri' e shprehjes

Hajrush Behluli

  • 15 January 2026 - 07:13

Nga Hajrush Behluli

Saherë më kujtohet një thënje e shkrimtarit të madh Ramiz Kelmendi (shpirti dritë i pastë):| ,, Shqiptari t’a falë gjakun por nuk t’a falë suksesin’’ vi në përfundim se rrjetet sociale nuk e krijuan zilinë mes shqiptarëve por thjeshtë ia hoqën maskën asaj. Ato e nxorën në dritë një ndjenjë të vjetër, të fshehur pas heshtjes dhe frikës, që sot shprehet pa asnjë përgjegjësi. Tek ne, suksesi i shqiptarit tjetër shpesh shihet si provokim e jo si frymëzim. Mjafton një shpifje, një fyerje apo një sulm nga një mendje e sëmurë dhe menjëherë zgjohet turma që shan, fyen dhe gjykon pa pyetur fare nëse ajo që lexon është e vërtetë.

Madje mjafton që dikush të shajë Skënderbeun, Nënë Terezën, apo sot edhe figura të suksesshme si Mira Murati, dhe menjëherë lëshohen turma fyerjesh. Jo për debat, jo për analizë, por për dukje, për të dal nga anonimiteti. E nëse u kundërpërgjigjesh, përgjigjja është pothuajse gjithmonë e njëjtë: “Kështu kam dëgjuar” ose “Kam lirinë e shprehjes.” Por fyerja nuk është mendim, dhe shpifja nuk është liri shprehjeje. Ato janë simptoma të inferioritetit dhe nevojë për vëmendje – përpjekje për të dalë në sipërfaqe duke rrëzuar simbolet që ia tejkalojnë. Edhe më egër sulmohet kur suksesin e arrin një grua shqiptare, sepse atëherë zilia bashkohet me frikën nga ndryshimi i roleve dhe humbja e epërsisë së rrem

Pse jemi kështu?

Sepse ende nuk jemi mësuar të jetojmë me suksesin e tjetrit pa e ndier si kërcënim. Dhe tani lind pyetja tjetër, edhe më serioze: a duhet të sanksionohet me ligj fyerja, shpifja dhe sharja publike ndaj tjetrit e sidomos ndaj vlerave kombëtare? Po, patjetër sepse një shoqëri që nuk mbron vlerat e saj i hap rrugë ligësisë dhe shpifjes të bëhen normë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".