
Lexoni edhe:
Drejtuesit e sektorit shtetëror duhet të kenë në qendër të vëmendjes interesat e mbarë shoqërisë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Në fushatën parazgjedhore të shkurtit 2025, Albin Kurti ka ruajtur sensin e masës në premtimet e tij për qeverisjen e Kurti 3. Ndoshta këtë e bëri sepse, për zgjedhjet paraprake të subjekteve politike të PDK-së, krerët partiakë të subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, për premtimet paushalle, pa mbulesë financiare, me të drejtë dhe qartë i quajti "hajvana". Dhe, vërtet, mashtrimi, gënjeshtra groteske, me qëllim përfitimi elektoral, është i turpshëm dhe penalizues, të paktën moralisht.
-Ndërsa në programin zhvillimor, për qeverisjen 4-vjeçare, bazuar në buxhetin prej 4 (katër) miliardë eurosh, ishte goxha ambicioz, për realizimin e të cilit opozita ishte skeptike dhe dyshuese. Megjithatë, qeveria Kurti 3 ngulmon se programi është real, bazuar në ngritjen e vazhdueshme ekonomike të Kosovës.
Kryeministri Kurti 3 premtoi, madje serbez, ngritjen e pagës mesatare në mbi 1.000 euro mujore për sektorin publik, bazuar në kapacitetin buxhetor dhe ritmin e ngritjes ekonomike. Megjithatë, duhet parë kapaciteti real ekonomik me balancën e shpenzimeve publike. Sepse rritja e këtyre shpenzimeve është kuotë e përmuajshme dhe është sfidë që kërkon mbulesë nga rritja ekonomike.
Kapaciteti prodhues aktual, në raport me importin masiv, natyrshëm rrit deficitin tregtar. Investimet, të paktën në industrinë e lehtë, duke shtuar eksportin, do ta zvogëlonin importin, për t’u bërë konkurrues serioz në tregun ballkanik dhe më tej.
Rritja e pagave për sektorin publik burokratik, me 85 mijë nëpunës shtetërorë, për një Kosovë gati të përgjysmuar, me diçka më shumë se 1 (një) milion banorë, është një barrë e rëndë për buxhetin e brishtë të vendit. Dominon opinioni se kategorizimi i pagave në sektorin publik nuk është i studiuar dhe i përcaktuar mbi bazën e punës dhe profesioneve parësore. Vërejtje ka, duke filluar nga Kuvendi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".