
Lexoni edhe:
Oroshi: Mungesa e ekspertëve në Qeverinë Kurti është shumë e madhe
Shkruan: ANALISTI-Eshref Ymeri
Ekonomia e një vendi përfytyrohet si një organizëm gjigant, i cili funksionon në saje të lidhjes së ngushtë e të ndërsjellë të sektorëve shtetërorë dhe privatë. Secili prej këtyre sektorëve luan rolin e vet unik, duke u siguruar qytetarëve gjithçka të domosdoshme për një jetesë normale.
Oroshi: Mungesa e ekspertëve në Qeverinë Kurti është shumë e madhe
Lexoni edhe:
-Sektori shtetëror ka për bazë mirëqenien shoqërore, legjislacionin, shëndetësinë, arsimin, rendin publik, mbrojtjen e mjedisit. Pra, këtu kemi të bëjmë me qeverisjen e vendit në të gjitha nivelet - nga qeverisja qendrore deri në qeverisjen lokale.
Sektori privat ka për orientim prodhimin e mallrave dhe sigurimin e shërbimeve - duke filluar nga produktet ushqimore dhe veshëmbathjet, deri te ndërtimi dhe financat. Ai përfshin ndërmarrjet e prodhimit, duke filluar nga sipërmarrësit privatë deri te korporatat ndërnacionale.
Qeverisja në sektorin shtetëror realizohet nëpërmjet punës për përmirësimin e nivelit të jetesës së mbarë qytetarëve. Drejtuesit e sektorit shtetëror duhet të kenë në qendër të vëmendjes interesat e mbarë shoqërisë, jo vetëm të një grupi të veçantë.
Qeverisja në sektorin privat realizohet nëpërmjet punës për sigurimin e fitimit. Drejtuesit e sektorit privat e kanë të përqendruar vëmendjen te efektiviteti dhe rentabiliteti.
Tani t’u kthehem pyetjeve tuaja:
Së pari, se sa realiste janë premtimet e qeverisë për pagë mesatare mbi 1.000 euro - këtë, më mirë se kushdo, e di vetë qeveria, e cila ka parasysh mundësitë konkrete për arritjen e një objektivi të tillë, siç theksoni ju me shumë të drejtë - kapacitetin aktual buxhetor dhe ritmin e rritjes ekonomike.
Së dyti, po të kemi parasysh faktin e pakundërshtueshëm që Vetëvendosja, në historinë e mbarë kombit shqiptar, në kundërshtim të theksuar me qeverisjen e stilit të tradhtisë thaçiste, është i vetmi formacion politik me dinjitet të lartë kombëtar në artin e qeverisjes, formacion ky për të cilin janë krejtësisht të huaja zejet e korrupsionit, të mashtrimit politik dhe të tradhtisë së interesave të vendit në raport me Serbinë fashiste, me premtimin për rritjen e pagave në nivelin 1.000 euro dëshmohet publikisht për një model zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, jo për një politikë sociale me efekte elektorale afatshkurtra.
Së treti, shqetësimi i Redaksisë është shumë i drejtë: rritja e pagave në sektorin publik mund të krijojë mungesë fuqie punëtore në sektorin privat.
Ky problem duhet të zgjidhet nëpërmjet Kodit të Punës. Shteti duhet të mbrojë me ligj të drejtën e qytetarëve për t’u shpërblyer edhe në sektorin privat. Pra, shteti duhet të përcaktojë me ligj pagën minimale edhe në sektorin privat, si edhe indeksimin e detyrueshëm në rastet e rritjes së çmimeve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".