Vjosa Osmani të rizgjedhet në postin e Presidentes

Vjosa Osmani të rizgjedhet në postin e Presidentes
Vjosa Osmani të rizgjedhet në postin e Presidentes

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 02 March 2026 - 17:04

Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Sepse qarqet e larta politike dhe diplomatike zyrtare të Shteteve të Bashkuara së bashku me presidentin Donald Trump në krye kanë  krijuar bindjen dhe besimin se Vjosa Osmani është një nga figurat më të volitshme për të bashkëpunuar me Uashingtonin zyrtar. Prandaj, të ruhet kjo konstantë e mirëbesimit dhe e bashkëpunimit të deritashëm, duke e rizgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Kosovës, të cilën populli me votën e tij të lirë dhe demokratike e zgjodhi me plebishit në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 28 dhjetor 2025.

 

Murati, do të duhej të ishte president para Vjosa Osmanit, në kohën para se të zgjedhej president  Hashim Thaçi. Ku ishit deri tash, pse nuk iu ra ndërmend zgjedhja e Murat Jasharit? !

 

Vërtet, si thotë ndër të tjera kryeministri Albin Kurti se “Murat Jashari është emblemë” e kombëtarizmit dhe e qendresës heroike legjendare në Pekazin e Drenicës së Shqipërisë Etnike (5,6,7 mars 1998), por, tani nuk është momenti historik, as politik e as diplomatik, që të  zgjedhet president i Kosovës në vend të Vjosa Osmanit, sepse kjo ka krijuar një imixh të posaçëm në bashkëpunimin me përfaqësuesit e qeverisë amerikane dhe të Presientit Donald Trump. Ndaj,  këtë konstantë të qëndrueshme e kërkon momenti ekzistues i bashkëpunimit diplomatik i Kosovës me Amerikën dhe me aleatët e  saj evroianoperëndimorë .

 

- Po, cili shqiptar, që i thotë vetes bir shqiptari nuk është për kandidaturën e Murat Jasharit për President të Kosovës. Mirëpo, ky nuk është momenti i volitshëm as politik e as diplomatik, kur bota po digjet në flakë nga shumë konflikte dhe probleme mes shteteve të ndryshme. Së këndejmi, edhe Kosova po kërcënohet nga sfera e interesave të influencës së militarizmit dhe të neokolonializmit  të Rusië, të Kinës dhe të Serbisë dhe e amalgamës së tyre  përditë duke e kërcënuar Kosovën me luftë dhe në forma të tjera të ndërhyrjes në punë të bendshme.

 

 Prandaj, është e udhës të lihen “fizkulturat” e grupeve politike pozitë opozitë, se gjoja sipas disa zërave karrieristë, tashmë, duhet ndërruar presidenten Vjosa Osmani qoftë me consensus apo me shumicë të votave të deputetëve në Parlament. KJo “rrokadë” politike nuk duhet bërë për shkak se Presidenti Donald Trump me stafin e tij nuk kanë kohë të organizojnë “seminare diplomatike” 3-mujore ose 6-mujore për trajnimin e sudentëve të rinj për persidentë të Kosovës, duke qenë se qe 5  vjet kanë Profesoreshën e së drejtës ndërkombëtare, të politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare Vjosa Osmanin, e cila tanimë është  vlerësuar në qarqet më të larta të politikës dhe  të diplomacisë amerikane. Kjo ishte edhe arsyeja, që Kosova me admirim të pranohej  në Bordin e Paqes së Donald Trumpit.

Prandaj, rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës e imponojnë interesat komplementare të objektivave prioritare të diplomacisë zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .Ky ekuilibër i këtyre marrëdhënieve  nuk duhet rrezikuar në asnjë mënyrë, pavarësisht çfarë thonë opozita  dhe pozita politike e Parlamentit dhe e Qeverisë së Kosovës.

Duke qenë se niveli më i lartë i afirmimit të Kosovës në planin ndërkombëtar, veçanërisht në atë të objektivave prioritare strategjike kombëtare dhe shtetërore të Amerikës, është kontibuti dhe merita e presidentes Vjosa Osmani, e askujt tjeër. Kjo përparësi në diplomacinë ndërkombëtare, përkatësisht në axhendën e doktrinës së pesidentit Donald Trump në kuadrin e Bordit të Paqes, bëri që Kosova të llogaritet  si një nga vendet më të privilegjuara dhe më atraktive të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo përparësi e diplomacisë së Uashingtonit ndaj Prishtinës, mund të ruhet dhe të thellohet edhe më shumë, po qe se Vjosa Osmani mbetet edhe më tej në postin e Presidentes së Kosovës.  Ndryshe, rrethanat  e zhvillimit të ngjarjeve në skenëm e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të ndikojnë në krijimin e ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, duke filluar që nga Gaza, Irani, Ukraina,  Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, India…etj.  Së këndejmi, mund të vijë në shprehje  edhe  çekuilibri i “prioriteteve” të bashkëpunimit të Uashingtonit zyrtar me Prishtinën, nëse në ballë të Kosovës, do të jetë ndonjë president i “panjohur” dhe i pa afirmuar në politikën dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Për këtë arsye nuk duhet nxituar me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

 Do të ishte mrekulli sikur Murat Jashari ta propozonte Vjosa Osmanin , që të rizgjedhej edhe një mandat në postin e Presidentes së Kosovës

Ndaj të  mos dalim vullentarisht (sipas interesave ndërpartiake) nga “lista prioritare” e objekivave politike dhe diplomatike të Amerikës, kur është fjala për bashkëpunimin, mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

 

Pavarësisht se kundërkandidati i Vjosa Osmanit,  Murat Jashari si figurë unifikuese i plotëson dhe, më përtej kushtet ligjore dhe kushtetuese me kredibilitet të familjes së Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari dhe të “58 anëtarëve të tjerë  heronj  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (4,6,7 mars 1998), do të ishte mirë që Murati ta mbështete Vjosa Osmanin të rizgjedhej Presidente e Kosovës, për shkak se ka arritur afirmimin e saj në diplomacinë ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës disa njohje të reja  ndërkombëtare (Sudani, Siria, Kenia, Bahames, Emiratet e Bashkuara Arabe). Në këtë kontekst, sipas deklaratave zyrtare të presidnetes  Vjosa Osmani, del se edhe gjatë vitit   2026, Kosovën do ta njohin edhe disa vende të tjera, kryeliderët e të cilave i kanë premtuar gjatë takimeve me  ta në forumet e ndryshme ndërkombëtare.

 Të ruhet ekuilbri dhe koherenca e deritashme  strategjike e diplomacisë së bashkëpunimit me Uashingtonin zyrtar të Donald Trumpit

 

-Është i qartë dhe i kuptueshëm fakti se, sa i përket rizgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e Kosovës, është e drejtë demokratike. e ligjshme dhe kushtetuese e çdo qytetari, që ta votojë ose mos ta votojë atë, që të rizgjedhet presidente e Kosovës. (Këtu s’ka inati e as padrejtësi), duke qenë se jetojmë në një sitem parlamentar demokratik, ku alfa dhe omega është vota e lirë, legjitime, legale, kushtetuese dhe demokratike e popullit. Mirëpo. Në këtë rast Vjosla Osmani nuk duhet të zëvendësphet me ndonjë emër tjetër, sepse kjo me sukses ka depërtuar dhe është afirmuar në qarqet më të larta zyrtare të Amerikës në saje të përvojës si lidere politike, së pari në LDK, në Kuvendin e Kosovës, Kryetare e Kuvendit të Kosovës (disa ditë) derisa u zgjodh presidente e Kosovës, si dhe duke falënderuar përgatitjes së saj profesionale si profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Pittsburgh-ut të Pennsylvana-s në Amerikë dhe në Fakultetin Jurdik publik të Universitetit të Prishtinës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".