Ishulli me një milion varre

  • 26 February 2017 - 22:32
Ishulli me një milion varre

Xhirimet dhe fotografimi janë të ndaluara në këtë ishull. Vizitat mund të bëhen vetëm me autorizim nga Departamenti i burgjeve,raporton Gazeta Kosova Sot

S humica e njujorkezëve as që e dinë që ekziston një ishull i tillë. Por, një milion shpirtra të harruar janë të varrosur në varreza masive, të hapura nga të dënuarit në një ishull të vogël, të ndaluar, në lindje të Bronksit. Që nga viti 1869, bebet e lindura të vdekura, të pastrehët, të varfrit dhe të vdekurit, kufomat e të cilëve nuk i kishte kërkuar askush, janë varrosur këtu, njëri mbi tjetrin, në ishullin Hart. Këtu nuk ka gurë varresh. Shenjat e vogla, të bardha, secila tregojnë praninë e 150 kufomave të të rriturve. Njëmijë fëmijë dhe foshnje janë varrosur në një varr të përbashkët. Kjo është njëra ndër varrezat më të mëdha në SHBA, po më së paku të vizituara.

Rreth 1500 kufoma arrijnë çdo vit, thotë artistja Melinda Hunt, e cila udhëheqë projektin “Hart”, i cili kërkon që varrezat të bëhen të dukshme dhe të ketë qasje në to. Xhirimet dhe fotografimi janë të ndaluara në këtë ishull. Vizitat mund të bëhen vetëm me autorizim nga Departamenti i burgjeve. Së pari i përdorur si varrezë gjatë Luftës Civile, ishulli Hart ka shërbyer më pas si kamp trajnimesh, burg për konfederalistët, azil psikiatrik, si dhe si bazë ushtarake gjatë Luftës së ftohtë. Të dhënat rreth atyre që janë varrosur aty nuk janë komplete. Disa janë shkatërruar nga zjarri, disa të tjera kanë humbur. Autoritetet thonë se vizitat nuk lejohen për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe ndërtesave. Njëra ndër vizitorët, ka thënë se nuk të lënë të shohësh asgjë, t’i marrin dokumentet, kamerën, fotoaparatin, të cilat t’i kthejnë kur të largohesh nga ishulli.

Elaine Joseph, një infermiere 59- vjeçare, të cilës i vdiq bebja vetëm 5 ditë pas lindjes në vitin 1978, është njëra ndër personat e paktë që i është lejuar vizita dhe bërja e fotografive këtu. Ajo thotë se, përkundër kësaj vizite, nuk ndihet më e lehtësuar, meqë nuk ka parë varrin e fëmijës së saj. Melinda Hunt thotë se, përgjatë viteve, ka humbur kontaktet me të gjitha familjet të cilave ishte munduar t’iu ndihmonte. Ajo mendon se numri i atyre familjeve ishte rreth 500 sish. Pjesa më e madhe e tyre ishin amerikanë, por kishte edhe francezë, holandezë, polakë... të cilët donin të gjenin varret e më të dashurve të tyre. Por, si duket, ëndrrat e tyre do të mbeten vetëm të tilla, ëndrra.

(Kosova Sot)