“Prova 100% që alienët po fshihen në Hënë dhe NASA po i fsheh provat”

  • 15 April 2019 - 21:23
“Prova 100% që alienët po fshihen në Hënë dhe NASA po i fsheh provat”

Gjuetarët e alienëve besojnë që kanë parë një UFO duke u larguar nga sipërfaqja e Hënës dhe që është provë 100% që jashtëtokësorët po e përdorin satelitin natyral të Tokës si një bazë të tyren.

Ideja interesante është promovuar nga teoricienët e konspiracioeve që besojnë se alienët po përdorin hënën si një bazë për të monitoruar Tokën.

Scott Waring, një teoricient i konspiracioneve, ka shpërfaqur imazhin para syve të publikut dy vjet më parë. Por, ai thotë që NASA e ka fshirë qëllimisht imazhin. Ai beson që ka prova që jashtëtokësorët po jetojnë në satelitin tonë natyral, dhe NASA po e mban të fshehtë nga publiku.

“Fakti që NASA e ka fshirë imazhin provon që UFO është i vërtet, por gjithashtu tregon 100% se hëna është një stacion hapësinor alien.”,thotë Waring.

Por shkencëtarët që kanë punuar për NASA’n në të kaluarën kanë një shpjegim shumë më të thjeshtë për pamjet e UFO’ve që janë raportuar.

Sipas disa prej tyre shumë pamje të UFO’ve nuk janë asgjë më shumë se vorbulla hapësinore që shfaqen në kamera.

(Kosova Sot)