Magjia dhe “të bamet”

  • 09 May 2019 - 08:46
Magjia dhe “të bamet”

Magjia te të rriturit Personi nën ndikimin e magjisë së zezë nuk mund t’i shikojë të tjerët drejt në sy, për më tepër, vështirë mund ta shikojnë edhe veten në pasqyrë. Fytyra e personit të tillë edhe në dritë të fortë është disi e errët, e hirtë, prandaj fitohet përshtypja sikur ai është në një botë tjetër. Shikimin e ka të mjegulluar dhe të “turbullt”, e sytë vazhdimisht në lëvizje.

Përpos kësaj, bebëzat e syve të tij mund të bëhen edhe të kuqe. Ai shpesh ka përshtypjen se dikush i qëndron prapa shpinës, ka frikë të madhe nga djersitja e shuplakave, e bile edhe nga vetë era e djersës! Frika nga kafshët shtëpiake

Pa ndonjë arsye ka frikë nga kafshët shtëpiake dhe nga ambientet e errëta, sikur që është lifti, udhëtimi në tunel, mbi urë e të ngjashme. Më pas, ai ka frikë nga rënia nga lartësia, nga mbytja në ujë, etj. Me rastin e qëndrimit në ndonjë ambient, ndihet shumë keq edhe pse nuk di të tregojë pse. Pra, ditë e natë ai ndihet i frikësuar dhe i pasigurt, i shqetësuar, me buzë në vaj dhe i mërzitur (kjo është më e shpeshtë te femrat). Shfaqjet pa ndonjë arsye të të dridhurave dhe rrëqethjes, vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen. Ndonjëherë personi i tillë mund të ketë edhe marramendje, apo të vuajë nga pagjumësia. E, mund të ndodhë edhe e kundërta, që personi të jetë vazhdimisht i përgjumur. Nuk ka rehati as ditën, e as natën Por, as natën ai nuk ka qetësi. E mundojnë ëndrrat e këqija, ëndërron varreza, të vdekur. Për shkak të kësaj, nga dita në ditë ai e humbë fuqinë, disponimin, ka një dhembje të madhe në shpirt, prandaj i duket sikur dikush e keqtrajton, nuk e len të qetë. Ai nuk ka vullnet as të zgjohet, e lëre më të punojë. Atij personi nuk i shkon asgjë për dore, prandaj i bien gjësendet nga dora, gjithmonë vonohet, e nuk është në gjendje as ta organizojë jetën e vet. Personi, të cilit i kanë bërë magji të zezë, duket se gjithmonë ngutet diku, mundohet të flasë shpejt, papritmas e ndërron temën e bisedës.

Të folurit e tij nuk është logjik. Përqendrohet me vështirësi, prandaj jo rrallë nuk i kujtohet as ajo që ka thënë vetëm një minutë më parë. Bile edhe nëse duket i qetë, kihet përshtypja sikur ai në çdo moment do të kërcejë dhe do të ikë. Dobësia trupore Personi i tillë ndien një ligështim dhe pafuqi në duar edhe pse çdo ditë mund të bëjë punë të vështira, apo i duket sikur t’i kishte këmbët e lidhura me pranga, gjë që ia vështirëson lëvizjen, prandaj ai lodhet shpejt, bile edhe pas një shëtitjeje të shkurtër, apo pas ngjitjes shkallëve lart. Herë pas here i vjen mendimi që t’i lërë të gjitha, të shkojë diku në pakthim, e në rastin më të keq i lindë ideja se jeta nuk ka vlerë dhe se zgjidhja e vetme qëndron te vetëvrasja.

Natyrisht, veprimi i magjisë te njeriu mund të shkaktojë edhe simptoma të ndryshme, sikur që është preokupimi me ide të ndryshme fikse, pastaj me bërjen e veprimeve të pakuptueshme, duke qenë agresiv, i zemëruar, etj. Në rastin më të rëndë, personit në fjalë i vjen të shajë kur sheh objektet fetare, apo edhe librin e shenjtë.

(Kosova Sot Online)