
Lexoni edhe:
Ja kënd po e adhuron Loredana
Rreth njëzet asteroide që ndodhen në orbitë rreth Venusit mund të jenë në rrezik për t’u përplasur me planetin tonë.
“Aktualisht kemi identifikuar vetëm 20, por mund të jenë shumë më tepër”, thekson Valerio Carruba, përgjegjësi i studimit të kryer nga Universiteti Shtetëror i San Paolos në Brazil, në bashkëpunim me Universitetin e Palermos në Itali.
Ja kënd po e adhuron LoredanaLexoni edhe:
Problemi kryesor qëndron në faktin se shkëlqimi i diellit e bën shumë të vështirë identifikimin dhe vëzhgimin e këtyre asteroideve. Për më tepër, trajektoret e tyre janë të paqëndrueshme dhe ndjeshme ndaj çdo ndryshimi gravitacional, gjë që e bën të vështirë parashikimin afatgjatë të lëvizjeve të tyre.
Për këtë arsye, studiuesit kanë realizuar një simulim të trajektores së 26 asteroideve me karakteristika të ndryshme, të cilët janë bërë të orbitojnë virtualisht për mbi 30 mijë vjet.
Rezultatet kanë treguar një rrezik real për përplasje të mundshme mes disa prej tyre dhe Tokës.
Megjithatë, edhe pse kjo paraqet një sinjal alarmi për të ardhmen, paparashikueshmëria e këtyre trupave qiellorë që rrotullohen rreth Venusit lë vend për një farë optimizmi, nuk përjashtohet mundësia që asnjë prej tyre të mos përfundojë pranë Tokës.
Vetëm disa vite më parë, një situatë e ngjashme u zbulua për trupat që orbitonin rreth Jupiterit.
Një skenar jo i ri për botën e shkencës, me ndryshimin që këtë herë, afërsia e Venusit me Tokën përbën një kërcënim edhe më serioz.
(Kosova Sot Online)