Alienët nuk duan të na vrasin

  • 03 June 2019 - 11:32
Alienët nuk duan të na vrasin

Përkundër disa pohimeve të kundërta, shkencëtarët thonë se një kontakt eventual me alienët do të jetë për të mirën tonë, meqë alienët nuk do të duan të na shkatërrojnë. Coen Vermeeren, shkencëtar dhe ekspert i aeronautikës dhe astronautikës, thotë se beson në ekzistimin e UFO-ve, gjë që e bën atë njërin ndër të paktët në këtë fushë që nuk e quan këtë çështje “broçkull”. Vermeeren e shprehë bindjen e tij në një raport për të cilin thotë se është publikuar në Amerikë, ku thuhet se UFO-t dhe jashtëtokësorët nuk janë me interes për t’u studiuar nga shkencëtarët. “Megjithatë, në atë raport ka shumë tregime të njerëzve që kanë parë gjëra interesante dhe të besueshme”. Vermeeren shton se Hollivudi e ka fajin më të madh për frikën që ne e kemi nga alienët. Njerëzit që kanë pasur kontakt me ta, thonë diçka krejtësisht tjetër.

(Kosova Sot Online)