Vendet e çuditshme nënujore

  • 25 June 2019 - 15:11
Vendet e çuditshme nënujore

Ka shumë vende të çuditshme nënujore, saqë shumica prej tyre ende janë mister për njerëzimin, ndonëse origjina e disave prej këtyre dukurive nënujore tashmë është e qartë për ekspertët 

Fshatrat nënujore në Itali

Këto fshatra në alpet italianozvicerane kanë ekzistuar që prej kohës së romanëve, mirëpo në vitet e 1950-a, si pasojë e vërshimeve, ishte krijuar një liqen që ka përmbytur këtë pjesë, duke bërë që mbi sipërfaqe të ujit të mbet vetëm një pjesë e sahatkullës së shekullit të katërmbëdhjetë. Nën sipërfaqen e ujit gjenden 163 ndërtesa të braktisura.

Shtigjet nënujore në Bahamas

Kjo zonë nënujore, që gjendet në ishujt Bahamas, është bërë e famshme për shkak të gurëve nënujorë të cilët ngjajnë shumë me shtigjet antike për këmbësorë. Ky fakt ka bërë që shumë vizitorë, kryesisht zhytës, të shkojnë për të vizituar këtë fenomen të rrallë.

Shpellat nënujore

Ka shumë aventurierë të çmendur, të cilët kanë dëshirë të zhyten nëpër shpellat nënujore. Megjithatë, zhytja nëpër shpellat nënujore është një proces shumë i rrezikshëm, së cilës i frikësohen edhe zhytësit më profesionistë. Anijet e fundosura Ka shumë anije që janë fundosur në dete e në oqeane të ndryshme, ndërsa më e njohura prej tyre pa dyshim është anija ‘Titanik’. Megjithatë, ka edhe shumë anije, të cilat janë zhdukur pa gjurmë e që nuk janë gjetur kurrë më. Derisa, disa prej këtyre anijeve janë zhdukur në trekëndëshin e famshëm të Bermudës dhe nuk ka shpresë që do të gjinden ndonjëherë.

Gurët në Liqenin e Miçigenit

Në vitin 2007 ishin bërë disa hulumtime në fund të Liqenit në Miçigen dhe si rrjedhojë janë gjetur disa gurë, të renditur në mënyrë shumë precize, e që vërehet që janë prekur nga dora e njeriut. Besohet që gurët ishin renditur para 10.000 viteve, ndonëse nuk dihet se dora e kujt ka ndikuar në këta gurë.

Qyteti nënujor në Kubë

Në vitin 2001 në Kubë është zbuluar një qytet nënujor. Qyteti mbulon dy kilometra katrorë dhe është mbi 600 metra nën sipërfaqen e ujit. Interesant është fakti që shumë profesionistë kanë thënë se është shumë e vështirë që ato të janë krijuar nga njerëzit dhe besohet që gjendja përfundimtare e qytetit i është dhënë para 50.000 viteve, para se ai të mbulohej nga uji.

(Kosova Sot Online)