Mumia që i hap dhe mbyll sytë

  • 16 August 2019 - 11:30
Mumia që i hap dhe mbyll sytë

Në katakombe në Sicili gjendet mumia e një fëmije, e cila vazhdimisht i hap dhe i mbyll sytë, gjë që paraqet një pamje tepër shqetësuese dhe që i habit shkencëtarët. 

Vogëlushja Rosalia Lombardo kishte vetëm dy vjet kur ishte ndarë nga jeta për shkak të kalljes së mushkërive, në vitin 1920. Babi i sak kishte mbetur zemërthyer, prandaj kishte lutur balsamuesin lokal, Alfredo Salafia, që t’ia balsamoste të bijën. Në mesin e mijëra mumieve të tjera në këto katakombe, ajo e Rosalias së vogël tërheqë vëmendjen më të madhe. 

“Bukuroshja e fjetur”, sikur që e quajnë këtë mumie nga dhembshuria, çdo ditë i lëvizë kapakët e syve, e me dekada të tëra askush nuk ia ka dalë që ta zbulojë sekretin e saj. Megjithatë, në vitin 2009 antropologu Dario Piombino Mascali kishte dalë me teorinë se bëhet fjalë për një iluzion optik, për shkak të dritës së filtruar nga dritaret anësore, intensiteti i të cilës ndryshon gjatë ditës. Sido që të jetë, kjo mumie habit edhe për faktin se është ruajtur shumë mirë.

Edhe pse është zbuluar një pjesë e “recetës sekrete” të Salafia-s, ende nuk dihet si janë kombinuar përbërësit e saj, për ta dhënë një rezultat kaq të mirë.

(Kosova Sot Online)