Ata që hanë njerëz!

  • 16 August 2019 - 11:32
Ata që hanë njerëz!

Bisha e Zhevuadosë (Gévaudan) është emri që u është dhënë kafshëve njeringrënëse, të ngjashme me ujqit, të cilat thuhet ta kishin terrorizuar ish-provincën Zhevuado, në pjesën qendrore-jugore të Francës midis viteve 1764 – 1767. 

Këto bisha përshkruheshin me dhëmbë të mëdhenj dhe me bishta të gjatë. Gëzofi i tyre kishte nuancë të kuqe dhe thuhet se lëshonte një aromë të padurueshme. Ato i mbysnin viktimat e tyre duke ua shqyer fytin me kthetra. Numri i viktimave është i ndryshëm. Sipas De Beaufort-it (1987) thuhet të ketë pasur 210 sulme, që kishin rezultuar me 113 vrasje dhe me 49 lëndime, 98% e viktimave të vrara pjesërisht ishin ngrënë.

Ushtria, vullnetarët civilë, disa fisnikë dhe gjuetarë kishin dalë në kërkim të këtyre bishave. Përkundër trillimeve të shumta, një gjë mbetet e qartë - bishat me të vërtetë ekzistonin dhe nuk ishin vetëm një mit. Fshatarët mendonin se bëhej fjalë për ndonjë njeri-ujk, apo për ndonjë magjistar të poshtër.

Më 21 shtator të vitit 1765, gjuetari profesional në ujqër, Jean Charles Marc Antoine Vaumesle d’Enneval, vrau një ujk të madh të hirtë, i cili ishte i lartë 80 centimetra, i gjatë 1.7 metra dhe peshonte 60 kilogramë. Edhe pse u tha se kjo ishte bisha që sulmonte njerëzit, pakkush e besoi këtë.

 

(Kosova Sot Online)