Dëshmitari nga Arizona kujton takimin me UFO-n

  • 18 August 2019 - 08:19
Dëshmitari nga Arizona kujton takimin me UFO-n

Një dëshmitar nga Juma e Arizonës e kujton momentin kur para 38 viteve një UFO kishte lëvizur fare pranë anëtarëve të familjes së tij, sipas dëshmisë që ishte dhënë nga vetë, ai e që ishte emëruar me numrin ‘60102’ në Qendrën Lokale për Eksperiencat me UFO. 

Në shtator të vitit 1976, kur dëshmitari ynë ka qenë duke vozitur makinën, në të cilën ndodheshin edhe nëna, vëllai dhe motra e tij më e vogël, kur papritmas kishte parë diçka të pazakontë në qiell. “Fillimisht pata menduar që është ndonjë aeroplan më ndryshe se të tjerët, pasi që i shihja vetëm dritat, jo edhe objektin. Më vonë, pasi që kishin kaluar rreth 20 minuta, objekti më në fund kishte filluar të lëvizte duke na e mundësuar që ta shihnim. Ai ishte një objekt i errët, që dukej ta kishte një zile sipër tij. 

Na ishte afruar disa dhjetëra metra për t’u larguar më pas me shpejtësi të madhe”, ka thënë dëshmitari.

(Kosova Sot Online)