Maçu piçu rrezikohet nga minjtë gjigantë

  • 19 August 2019 - 09:26
Maçu piçu rrezikohet nga minjtë gjigantë

Një lloj i rrallë i minjve, që ishte menduar se është zhdukur para shumë kohësh, është gjetur përsëri në rrënojat e një qyteti në Peru. Provat për ekzistencën e minjve 'Chinchilla', një lloj gjitari në madhësi të maces, fillimisht ishin gjetur në vitin 1912 kur dy kafka të minjve të tillë ishin gjetur përbrenda një guri që ishte rreth 400 vjet i vjetër. 

Në vitin 2009 ishte raportuar që këto specie janë kthyer përsëri, mirëpo deri në javën e kaluar, kur edhe ka marrë fund studimi për gjetjen e tyre, nuk ishte vërtetuar ekzistenca e tyre. Udhëheqësi i ekipit kërkues, Gerardo Ceballos, ka vërtetuar faktin që minjtë gjigantë janë ende gjallë dhe bredhin nëpër Maçu Piçu, madje ka thënë që për shkak të shumimit të tyre të shpejtë ky vend mund të vihet në rrezik nga këta minj brenda një kohe të shkurtër.

(Kosova Sot Online)