A filloi jeta jashtë Tokës?

  • 20 August 2019 - 08:26
A filloi jeta jashtë Tokës?

Astronomët kanë gjetur një molekulë jo të rëndomtë me përbërje të karbonit, 27,000 vjet drite larg Tokës, e cila mund të tregojë diçka rreth origjinën e jetës. Vëzhgimet bëjnë me dije se molekulat e izopropil cianidit, një përbërësi tipik në molekulat esenciale për jetën, sikur që janë aminoacidet, prodhohen herët, gjatë lindjes së yjeve. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë mund të sugjerojë se jeta në Tokë ka mundur të ketë filluar diku tjetër në gjithësi, para se të vinte këtu.

Ky zbulim u bë nga astronomët e Universitetit “Cornell”, institutit “Max Planck” dhe Universitetit të Kolonjës në Gjermani. Këtë molekulë ata e kanë gjetur në një re gazi, të njohur me emrin “Sagittarius B2” në hapësirën ndëryjore. Kërkimi i molekulave në hapësirën ndëryjore filloi në vitin 1960 dhe, deri tani, janë zbuluar rreth 180- specie të ndryshme molekulare.  

(Kosova Sot Online)