Zbulohet varreza më e madhe e dinozaurëve

  • 25 August 2019 - 07:49
Zbulohet varreza më e madhe e dinozaurëve

A rkeologët kanë zbuluar varrezën më të madhe të mbushur me mbetjet e ndonjë dinozauri. Hulumtuesit nga Meksiko dhe Gjermania kanë gjetur këtë varrezë masive të dinozaurëve, pas kërkimeve disamujore për gjetjen e tyre. "Nuk kemi informata nëse në botë ekziston ndonjë varrezë më e madhe dinozaurësh", ka thënë Wolfgang Stinnesbeck, lider i grupit të hulumtimeve. 

Besohet që fosilet e gjetura janë rreth 70 milionë vite të vjetra, ndërsa në mesin e gjetjeve spikasin dhëmbët e mëdhenj të dinozaurëve antikë. Dyshohet që dinozaurët në atë kanë jetuar në pjesën që tani shtrihet Gjiri i Meksikës, ndërsa ishin zhdukur për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike.

(Kosova Sot Online)