Zbulohet një “hënë” e re e tokës

  • 27 August 2019 - 09:01
Zbulohet një “hënë” e re e tokës

A stronomët kanë gjetur një asteroid me orbitë aq stabile, saqë ai mundet thuajse të konsiderohet një Hënë e dytë. Të gjithë ne e dimë se Toka ka vetëm një satelit natyror, megjithatë orbita e planetit tonë aktualisht është “shtëpi” edhe e shumë objekteve të tjera, të cilat në aspektin teknik mund të konsiderohen “hëna”. Kandidati më i ri, një asteroid i zbuluar sivjet nga Farid Char nga Universiteti kilean në Antofagasta, ka një diametër prej më shumë se 100 metrash dhe ka krijuar një orbitë tejet stabile ndaj Tokës, ku ka të ngjarë që të qëndrojë të paktën edhe një shekull.

Besohet se asteroidi gjendet në këtë orbitë të qëndrueshme për më shumë se 700 vjetësh, por se një gjë e tillë mund të ndryshojë brenda dy shekujve të ardhshëm dhe se është vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë më pas.

(Kosova Sot Online)