Dy ufo shihen para helikopterit në nju jork

  • 28 August 2019 - 08:10
Dy ufo shihen para helikopterit në nju jork

Në një video që është bërë publike, shihet një helikopter duke fluturuar në qiellin e Nju Jorkut, e para tij shihen dy objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO). 

Nuk dihet se a ishte helikopteri duke ndjekur UFO-t, apo ndoshta as që ishte i vetëdijshëm se ato e përcillnin. UFO-t herë pas here duket se shkëlqejnë dhe sillen rreth vetes. Përjashtohet çdo mundësi që objektet e paidentifikuara të jenë shpezë, apo fluturake të tjera, meqë ato nuk do të mund të fluturonin me atë shpejtësi. 

Ato duken si UFO tipike, me një burim autonom të dritës. Nuk është e qartë pse incizimet e UFO-ve gjithmonë janë të një kualiteti të vogël. Kjo bën të lindin dyshimet në vërtetësinë e tyre, por ekspertët, ata që merren me studimin e UFO-ve, thonë me plot bindje se kualiteti i dobët i fotografive dhe incizimeve të UFO-ve nuk është shenjë e falsifikimit, apo e fotoaparateve dhe kamerave të dobëta, por shenjë e ndikimit të UFO-ve. Pra, sipas tyre, ekziston një metodë me anë të së cilës alienët pengojnë incizimin e qartë të anijeve të tyre kozmike.

(Kosova Sot Online)