Pse mendohet që toka është vizituar nga jashtëtokësorët?

  • 01 September 2019 - 08:13
Pse mendohet që toka është vizituar nga jashtëtokësorët?

Mbështetësit e teorisë së ekzistencës së jashtëtokë- sorëve antikë kanë një sërë provash të ndryshme që toka ka qenë e vizituar nga jashtëtokësorët në të kaluarën e largët. Njëra nga provat e tyre më të mëdha është paraqitja e strukturave antike me yje e më forma të ndryshme.

Ata thonë që fjala 'star' (yll) do të thotë hapësirë e jashtme, e që nëse përkthehet ndryshe mund të lidhet edhe me jashtëtokësorë.

Ata përmendin mënyrën e renditjes së gurëve të famshëm "Stonehenge", ndërsa, për më tepër, ata thonë që prova më e madhe është ndërtimi i piramidave, të cilat, sipas tyre, nuk ka mundësi të jenë ndërtuar nga njerëzit e periudhës së lashtë! 

(Kosova Sot Online)