Mitet rreth shtëpive të pushtuara nga djajtë

  • 04 September 2019 - 15:15
Mitet rreth shtëpive të pushtuara nga djajtë

Thuhet se tetori është muaji më i frikshëm i vitit. Nga kostumet e frikshme të Halloween-it e deri te festat e traditat e tjera të ngjashme anë e kënd botës.

Varësisht nga disponimi ynë, mund të ndodhë që, kur të kërcasin shkallët, apo kur të hapet dera nga era e fortë, ne përfundimisht fillojmë të mendojmë se shtëpia jonë është e pushtuar nga djajtë. Për ta ditur se çka është, e çka nuk është shenjë se një shtëpi është e pushtuar nga djajtë, është kërkuar edhe mendimi i John E.L. Tenney-t, njërit nga hetuesit më të dalluar të fenomeneve paranormale. Ja disa nga bindjet e gabuara, por edhe të vërteta, në të cilat ai has më së shpeshti.

1. Ju duket sikur ndokush ju prek në sup, kur nuk është askush aty E vërtetë: Tenney thotë se “sa më e vërtetë që të jetë natyra e pushtimeve nga djajtë, aq më subtile dhe të ndryshme janë shenjat e tyre. Për këtë shkak, nëse ju duket sikur ndokush ua ka rrahur supet në një dhomë apo shtëpi ku gjendeni vetëm ju, atëherë ka të ngjarë që të jeni në afërsi të ndonjë shpirti.

2. Mobiliet vazhdimisht ndryshojnë renditjen vetvetiu False: Sipas Tenney-t, përkundër asaj se asgjë nuk mund të përjashtohet, megjithatë janë disa gjëra të cilat nuk paraqiten në raste të tilla, sikur që është të folurit në shumë gjuhë, apo ngritja e mobilieve në ajër, p.sh.

3. Kur ndokush ka vdekur në shtëpinë tuaj False: “Njerëzit mendojnë se ndonjë vdekje, apo ngjarje tragjike që ndodhë në shtëpi, ndikon që shtëpia të pushtohet nga shpirtrat. Pjesa më e madhe e shtëpive me të vërtetë kanë përjetuar vdekje dhe tragjedi, por ato nuk kanë përfunduar të pushtuara”, thotë Tenney.

4. Dëgjimi i zërave të çuditshëm, gjatë stinëve të caktuara False: Në disa raste që kanë ndodhur në Tenesi, disa banorë të shtëpive “të pushtuara” kanë njoftuar për zhurma të çuditshme të cilat Tenney ua atribuon ndryshimeve në temperaturë. Ai shpjegon se druri, hekuri dhe materialet e tjera, gjatë tkurrjes, apo zgjerimit, mund të shkaktojnë këto zhurma që dëgjohen gjatë natës, sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës.

5. Papritmas ndien aromën e dikujt që ka vdekur E vërtetë: Sikur edhe te rasti i rrahjes së supeve derisa jeni vetëm, Tenney thotë se edhe në rastet kur ndjeni aromën e ndonjë personi të dashur, që ju ka vdekur, atëherë kjo është shenjë e sigurt se jeni në prani të shpirtit të atij personi.

6. Kur keni ndonjë përjetim të frikshëm diku në shtëpi False: “Njoftimet për përvoja të frikshme që ndodhin në shtëpi, sidomos në pjesët e errëta të saj, zakonisht nuk janë shenjë se shtëpia është e pushtuar nga djajtë”, thotë Tenney, i cili shton se kjo mund t’i atribuohet frikës sonë psikologjike nga errësira. 


(Kosova Sot Online)