Njerëzit, të cilët janë shëruar nga alienët

  • 06 September 2019 - 17:24
Njerëzit, të cilët janë shëruar nga alienët

Përgjatë viteve, shumë njerëz kanë pretenduar që janë shëruar nga disa fuqi mbinatyrore, për të cilat besimtarët e feve të ndryshme mendojnë që kanë ardhur si pasojë e përfshirjes së ndikimit të engjëjve.

Megjithatë, disa nga rastet e shërimit të magjishëm të pacientëve të sëmurë, i bëjnë edhe skeptikët më të mëdhenj të përkulen dhe ta pranojnë që diçka mbinatyrore duhet të ketë ndodhur.

Gruaja që u shërua nga kanceri ovarial

Në vitin 2008, një grua e quajtur Maria M. Riveram ka jetuar me familjen e saj në Porto-Riko. Për vite të tëra, Maria dhe familja e saj janë përballur me humanoidë misteriozë, të cilët vardiseshin përreth shtëpisë dhe pronave të tyre, e cila në fakt ishte e rrethuar nga malet e larta.

Ajo kishte arritur t’i dokumentojë shumicën e provave, në mesin e të cilave edhe pretendimi i mëposhtëm: “Është e rëndësishme të theksohet që unë kam pasur kancer ovarial dhe i jam nënshtruar një sërë operacionesh për t’i larguar disa pjesë të zorrëve. U jam nënshtruar edhe disa operacioneve për kancerin në gji. Kur pata shkuar në Nju-Jork për të kërkuar shërim, doktorët më patën thënë që gjendja ime ishte shumë e rëndë, dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit menjëherë, mirëpo kur më 28 prill të vitit 2006 jam takuar me krijesat në formë të humanoideve, unë e kam ndier që jam shëruar, gjë të cilën më pas e kanë vërtetuar edhe doktorët në Nju-Jork”.

“Energjia e Alienëve”

Para trembëdhjetë vitesh, në një natë të ftohtë dimri në muajin dhjetor, një burrë rreth të dyzetave, kishte pretenduar që ishte kapur nga jashtëtokësorët dhe më pas kishte shëruar një vajzë kineze. Ai thotë që atë vajzë e ka shëruar përmes përdorimit të ‘Energjisë së Alienëve’. Zhang, 43-vjeçar, drejtor në departamentin e investigimeve në Asociacionin Kinez për Hulumtimin e UFO-ve, kishte vendosur që vetë ta bëjë një investigim lidhur me këtë rast dhe pas investigimit të rastit kishte thënë që ky ishte rasti më i besueshëm që kishte investiguar ndonjëherë.  

“Mendimi i shkencëtarëve është që UFO-t nuk ekzistojnë, sepse nuk arrijnë ta shpjegojnë dot ekzistencën e tyre, mirëpo kur shohim se çdo ditë e më shumë po rritet interesimi i njerëzve për këtë çështje, mendoj që mundi ynë më në fund do të shpaguhet”, ka thënë ai.

Vajza që u shërua nga leukemia

Një familje e Kriklandit në Ohajo ishte tronditur në maj të vitit 2013, kur kishin parë që në njërën prej fotografive të vajzës së tyre të vogël, shihej një figurë duke iu afruar vajzës. Babai i fëmijës besonte që fantazma ishte e virgjëreshës Mari, ndërsa të tjerët kanë menduar që fantazma ishte një krijesë jashtëtokësore.

Në shkurt të vitit 2007, Erina ishte diagnostikuar me leukemi, gjë që kishte bërë që prindërit e saj ta dërgonin për shumë analiza e trajtime të ndryshme. Mirëpo ajo ishte shëruar vetëm pasi që kishte pasur kontakt me krijesën që është parë në foto pranë saj, duke bërë që babai i saj të vazhdojë të mendojë që ishte pikërisht Maria ajo që ia shpëtoi vajzën.