Lufta e tretë botërore s'do të na e linte shenjë!

  • 17 September 2019 - 08:22
Lufta e tretë botërore s'do të na e linte shenjë!

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Adelaidës në Australi analizuan rritjen aktuale të popullsisë, e më pas simuluan se çka do të ndodhte me këtë popullsi sikur të ndodhnin disa skenarë të mundshëm të fatkeqësive. Në mesin e këtyre fatkeqësive ishte edhe Lufta e tretë botërore, me një numër të viktimave sa ai i Luftës së parë dhe të dytë, së bashku.

Parasysh ishin marrë edhe katastrofa të tjera, sikur që janë pandemitë globale. Por, pa marrë parasysh skenarët, rezultatet e studimit tregonin se rritja e popullsisë botërore do të vazhdonte thuajse e paprekur. "Ne kemi mbetur të befasuar se edhe sipas skenarit të një lufte të tretë botërore, që do të zgjaste 5 vjet, me numrin e përmendur të viktimave, trajektorja e rritjes së popullsisë brenda këtij shekulli zor se do të pësonte ndonjë rënie", thotë bashkautori i studimit, profesori Barry Brook. Efekt nuk do të jepnin as ligjet për kufizimin e numrit të fëmijëve.

(Kosova Sot Online)