Kolegji i pushtuar në Liverpul

  • 17 October 2019 - 08:45
Kolegji i pushtuar në Liverpul

Në Liverpul të Anglisë gjendet njëri ndër kolegjet më të vjetra të mjekësisë në Britaninë e Madhe, mirëpo fakti që ky kolegj mesatar ka fituar reputacion të madh kohëve të fundit, nuk është i lidhur aspak me vjetërsinë e tij, mirëpo me një fenomen shumë të pazakontë.

Emri i këtij kolegji më së shumti ka filluar të dëgjohet, pasi që një numër i madh njerëzish kishin raportuar që kishin vërejtur praninë e shpirtrave dhe fantazmave në brendësi të tij, ndërsa për t’iu vënë vulë pretendimeve të qytetarëve është përkujdesur një ekip i investiguesve paranormalë, të cilët pasi që kanë vizituar kolegjin dhe kanë analizuar në detaje dukuritë, kanë thënë që kolegji është i pushtuar nga shpirtrat e njerëzve që kanë ndërruar jetë brenda kolegjit, pasi që, gjithmonë sipas tyre, fantazmat sillen nëpër hapësirat e kolegjit sikur janë duke kërkuar dikë. 

(Kosova Sot Online)