Zbulohet një takim interesant i shekullit XIX

  • 29 October 2019 - 09:45
Zbulohet një takim interesant i shekullit XIX

Natyralisti amator, Henry James McCooey, ishte dëshmitar i një takimi me një krijesë të çuditshme në vitin 1882, në Australi. Derisa fotoja e Patterson-Gimlin-it shpesh konsiderohet si fillim i fenomenit "Bigfoot", ai nuk ishte në asnjë mënyrë takimi i parë me këtë krijesë. Rrëfimet rreth krijesave të ngjashme me njerëzit (humanoidët) është raportuar tash e 100 vjet nga shumë vende të botës, duke përfshirë edhe Rusinë, Kinën dhe Australinë.

Një rrëfim rreth takimit me një krijesë të tillë vjen nga Henry James McCooey, i cili e përshkruan këtë krijesë deri në detaje, pasi që e kishte takuar personalisht. "Kur e pashë këtë krijesë për herë të parë, ajo qëndronte në këmbët e prapme, duke bërë një zhurmë të lehtë", kishte shkruar ai më pas. Ai thotë se krijesa nuk kishte bisht dhe trupi i saj ishte i mbuluar me qime. Pasi që ai filoi ta gjuante me gurë, krijesa filloi të ikte.

(Kosova Sot Online)