Çka shihet në sipërfaqen e Marsit!?

  • 01 nëntor 2019 - 09:17
Çka shihet në sipërfaqen e Marsit!?

P rejse rregullisht janë duke u dërguar fotografi nga Marsi, nuk kanë pushuar thashethemet dhe idetë rreth asaj se çka shihet aty. Ka pasur shumë insistime dhe demante. Tash, së fundmi, në bazë të disa fotografive, të dërguara rishtazi nga Planeti i Kuq, kanë filluar të dëgjohen zëra se aty shihen pjesë të ndryshme të makinerive.

Sikur edhe në rastet e tjera, ka shumë sish që i demantojnë këto interpretime, por meqë fotot janë të tilla si janë, ato i japin mundësi secilit prej nesh që t'i interpretojmë sipas mendimit, apo shijes tonë. Por, ka edhe të tillë, që jo vetëm se janë të bindur që në sipërfaqen e Marsit janë duke parë pjesë të ndryshme të makinerive, por e thonë me mjaft siguri se për çfarë pjesësh bëhet fjalë, cilës makineri i kanë takuar ato pjesë, cili ka qenë roli i tyre dhe kush dhe kur i ka shkatërruar ato. Natyrisht, këto janë teprime, por, në anën tjetër, kurrë nuk i dihet...

(Kosova Sot Online)