A është kjo kafkë dëshmi se alienët e kishin vizituar Tokën?

  • 03 November 2019 - 08:06
A është kjo kafkë dëshmi se alienët e kishin vizituar Tokën?

Kjo kafkë e çuditshme ishte gjetur në korrik të vitit 2007, në vendin Olstykke të ishullit danez, Silend. Në atë vend nuk ishte gjetur asnjë asht tjetër, që do të përshtatej me këtë kafkë, përkundër gërmimeve të mëdha. Kafka në fjalë ishte gjetur me artefakte të tjera, vjetërsia e të cilave arrinte deri në periudhën e neolitit.

Vjetërsia e kafkës, e caktuar me metodën e karbonit radioaktiv, tregon se ajo daton rreth viteve 1200 - 1280 të erës së re. Por, ajo që është edhe më shumë interesant, është fakti se kjo kafkë ishte gjetur mbi gypat e ujësjellësit, gjë që d.m.th. se ajo ishte vendosur aty jo më shumë se 100 vjet më parë. Kafka është për 1 herë e gjysmë më e madhe sesa kafka e një njeriu mesatar.

Zgavrat e syve janë tepër më të mëdha sesa te njeriu. Kafka ka një sipërfaqe tepër të lëmuar. Madhësia kaq e madhe e syve mund të nënkuptojë se kjo krijesë ishte krijesë e natës, ndoshta jetonte nën dhe, apo në një dritë shumë të dobët. Ky rast edhe sot e kësaj dite mbetet mister dhe askush nuk ka thënë deri më sot se kjo është një kafkë e rreme.

(Kosova Sot Online)